“Ata profesora e baballarë duhet me i kallë”, “çka lyp mësuesi 40 vjet pa martu” – Hoxha eskalon në kritika për mbrëmjet e maturës

Hoxha nga Vushtrria, Bedri Halili ka kritikuar ashpër prindërit e nxënësve për lejimin e mbajtjes së mbrëmjes së maturës.

Në ligjeratën e mbjatur këtë të premte, hoxha nga Vushtrria ka kritikuar mënyrën e organizimit të kësaj mbrëmje.

“Unë sot hoxhë jom, me ia shti dorën, kumeditë ku i çoj mentë. Njeri jom. Sot jom 50 e kusur vjet, jom gjysh. Një gru e mirë, e lyme, e ngjyme,  me ia shti dorën, hoxhë jom, kumeditë ku i çoj mentë. Mos kujtoni që jom peder a i flliqtë. Asessi. S’jom kanë asnjëhërë e as s’kom me kanë. I ka lonë Zoti senet e ndame. E djemte 18-19 vjet, t’lyme e t’ngjyme, kap dorën, e me dalë msojset aty me kcy n’mbramje t’maturës, Zoti na rujtë”, tha ai.

Ndër të tjerash, Halili adresoi kritika edhe ndaj profesorëve.

Atyne profesorëve duhet me shku me ua dhënë flakën. Edhe atyne baballarëve që i kanë leju djemtë dhe çikat ashtu duhet me ua dhënë flakën. Shkollat tona jonë bo shpija publike. Nxanset tona nuk shkojnë me mësu, m’falni n’shprehje shkojnë.. shkojnë për tjetër sen. Çka lyp msusi 40 vjet, pa martu, me dhanë mësim? Me kajtë dertin, e kisha çitë ni ligj, as s’guxon me konë motër medicinale, as mjeke, as hoxhe, as polic, as msus, e as msuse që je pa martu. Hup prej ktuhit! Çka dojnë vejanat, kurvarët me dhanë mësim, çka don hoxha kurvar, çka don gjenerali kurvar, çka don polici në komunikacion, apo deputeti në Parlament, kurva dhe kurvarë pa martu në Parlament me ia dhanë votën?“, ka deklaruar ai.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *