Policia i kap tre burra me dy të mitura në veturë në rrugën Prizren – Gjakovë, dyshohet se i dhunuan

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prizrenit janë ngritur pasi Policia i kapi mat disa burra me dy të mitura, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, tre personat e dyshuar fillimisht janë ndalur për kontroll mbrëmë pas mesnate nga Policia në kryqëzimin e rrugës Prizren – Gjakovë.

Në automjetin ku ndodheshin tre të dyshuarit, kanë qenë edhe dy vajza, të moshës së mitur, të cilat nuk kanë pasur mjete identifikuese dhe dyshohet se janë keqpërdorur nga të dyshuarit.

Të njëjtat burime thonë se Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacion policor palët, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarve dhe nisjen e hetimit për t’u zbardhur rrethanat e rastit.

Hetimi është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, ndërsa vajzat janë dërguar për ekzaminim – ndërsa brenda afatit ligjor do të merren edhe veprimet e tjera.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *