Presidenti i 42-të i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bill Clinton ka mbërritur sot në Shqipëri nga ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Bill Klinton ka habitur me detajin e papritur e cila nuk ka lidhje me Shqiperine por ish-presidenti i SHBA-së ka dashur të përçojë një mesazh për të gjithë botën. Sapo avioni eshte ulur ne pisten e Rinasit, në xhaketën e Bill Clinton është vendosur një flamur i Ukrainës, për të treguar në këtë mënyrë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.
Clinton do të pritet nga Edi Rama në një ceremoni zyrtare që do të organizohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bill Clinton gëzon një popullaritet të madh mes shqiptarëve, për shkak të mbështetjes së tij për Kosovën dhe udhëheqjes së fushatës së bombardimeve ndaj Serbisë.