Kush është Evis Zh., kushëriri i Alda Klosit që fshehu tufat me euro? Skema e pastrimit të parave të korrupsionit dhe 500 mijë euro në tubin e sobës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e një apartamenti dhe një garazhi, për të cilat beson se ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave, Alda Klosi, ka tentuar t’i fshehë duke përdorur një kushëririn e saj.

Në dosjen hetimore të konsultuar nga “Boldnews.al” rezulton se, fillimisht, dy pasuritë e paluajtshme janë porositur pranë një kompanie ndërtimi nga kushëriri e Klosit, Evis Zh, për një shumë totale prej rreth 81 mijë euro.

Më pas, apartamenti me sipërfaqe 90 metra katrorë dhe vend-parkimi me sipërfaqe 20 metra katrorë, iu kaluan në pronësi Altin Klosit, ish-bashkëshortit të Alda Klosit, me justifikimin e shlyerjes së një borxhi prej mbi 80 mijë euro që kushëriri i kishte familjes së zyrtares.

Hetimet e Prokurorisë konstatuan se Alda Klosi dhe ish-bashkëshorti i saj nuk kishin pasur mundësi financiare për të krijuar një sasi parash në vlerën 80 mijë euro, e cila pretendohet se i është dhënë hua të afërmit.

Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës vlerëson se veprimet e huadhënies janë fiktive, me qëllim fshehjen e burimit të paligjshëm të parave të Alda Klosit për blerjen e këtyre dy pasurive.

Gjithashtu, Prokuroria kërkon nga gjykata konfiskimin e mbi 500 mijë eurove, të cilat pastruesja Rozeta Dobi vodhi në shtëpinë e Alda Klosit. Edhe për këtë shumë nuk u gjet burim i ligjshëm financiar.

Në listën e pasurive që kërkohet të konfiskohen është edhe një automjet, me vlerë 8 mijë euro, për të cilin gjithashtu nuk gjendet burimi.

Skema për “fshehjen e pasurive”

Mes Shkurtit dhe Korrikut të vitit 2019, kushëriri i Alda Klosit, Evis Zh, nënshkruan kontrata premtim-shitje me shoqërinë ndërtimore “Brilant” për një apartament me sipërfaqe 95 metra katrorë dhe një garazh 20 metra katrorë, të ndodhur në zonën e ish-21 Dhjetorit, pranë Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit.

Në bazë të këtyre kontratave, blerësi Evis Zh., paguan shumën 76.300 euro për apartamentin dhe 5 mijë euro për vend-parkimin. Pagesat janë kryer në gjatë vitit 2020.

Disa muaj pas këtyre pagesave, konkretisht në janar 2021, Evis Zh., nënshkruan një deklaratë noteriale, në të cilën pranon se i ka borxh Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj, Altin Klosi, shumën prej 81 mijë euro, të cilat ua ka marrë hua për blerjen e këtyre dy aseteve.

Në kushtet kur kushëriri nuk ka pasur mundësi t’u kthejë borxhin, ai ka shprehur vullnetin e tij që apartamenti dhe garazhi që kishte porositur tek shoqërias “Brilant”, t’i kalonin në pronësi Alda dhe Altin Klosit.

Në të njëjtën ditë me këtë deklaratë borxhi, bashkëshortët Klosi nënshkruajnë kontratën për apartamentin dhe garazhin me shoqërinë ndërtimore dhe shndërrohen automatikisht në pronarë të këtyre aseteve.

Referuar këtyre kontratave, Prokuroria e Tiranës ka kryer hetime mbi mundësitë e bashkëshortëve Klosi për të krijuar shumën 81 mijë euro, që pretendohet se i ishin dhënë borxh kushëririt Evis Zh.

Në këtë kuadër, prokurorët kanë konsultuar të dhënat e vetëdeklaruara nga Alda Klosi pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), bazuar në detyrimin e saj si zyrtare e lartë në administratën shtetërore.

Nga shqyrtimi i të dhënave, rezultoi se Alda Klosi dhe bashkëshorti i saj, jo vetëm që nuk e kanë deklaruar si gjendje 81 mijë euro, por as nuk kanë pasur mundësi reale për krijimin e kësaj shume me të ardhurat e ligjshme.

Dënimi i Alda Klosit

Alda Klosi u dënua pak javë më parë me 18 muaj burgim për “fshehje të pasurisë”. Ajo nuk qëndroi gjatë në burg, pasi e shleu dënimin me periudhën e paraburgimit.

Klosi, e cila ka punuar si zyrtare e lartë në Ministrinë e Financës dhe më tej në atë të Rindërtimit, u arrestua në shkurt të vitit 2023, në vijim të një hetimi për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në shtëpinë e saj nga pastruesja Rozeta Dobi.

Pastruesja Dobi dhe djali i saj u dënuan përkatësisht nga 4.8 dhe 3.4 vjet burgim, për akuzën e vjedhjes me pasoja të rënda.

Policia gjeti mbi 500 mijë euro në shtëpinë e familjes Dobi, pjesa më e madhe e të cilave të fshehura në tubin e sobës. / Boldnews

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *