G jyshja lë 5 milionë euro pasuri për bamirësi
Një dentiste nga Genova, Angela Torelli, e cila u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare më 12 Mars, ka lënë thuajse 5 milionë euro pasuri për bamirësi.
Gati 2,5 milionë i ka lënë në testament për shoqaten “Lega del Filo d’Oro”, 1.5 milionë i ka dhuruar për nevojat e gjenovezëve që mbështeten nga kongregacioni i murgeshave dhe një shtëpi e ka dhuruar për shoqatën italiane për kërkime mbi kancerin.