Argita Malltezi përçan Rithemelimin

Gatishmëria e shprehur nga Argita Malltezi për t’u angazhuar me kohë të plotë në politikë, pa përjashtuar më si dikur as drejtimin e Partisë Demokratike, ka sjellë reagime të ndryshme të grupit parlamentar.

Të pyetur nga A2CNN, Ferdinand Xhaferri është mes atyre që hapur kundërshtojnë idenë e kalimit të lidershipit nga Sali Berisha te e bija.

“E para njëherë është trashëgimia politike, që nuk është gjë pozitive. E dyta Berisha ka qenë kryetar, presidenti, kryeministër dhe në mënyrë të padiskutueshme brenda kësaj PD-je të mbetur është një garë e pabarabartë nëse do konkurrojë me çdo individ.

Si mundësi e hapur është, por nisur nga këndvështrimi tjetër se çfarë i duhet sot PD-së dhe opozitës mendoj nuk është një skenar që ka shanse që mundtë ekzekutohet me sukses dhe këtë gjë e kupton më mirë zonja Berisha.”

Nga grupi i deputetëve që mbështet Gazment Bardhin, nënvizohet nevoja për garë të ndershme.

“Përmes garës të gjithë janë të mirëpritur. Duhet një garë e ndershme dhe e drejtë. Unë besoj se demokratët janë aq të ndërgjegjshëm për ta bërë një gjë të tillë”, tha Zheni Gjergji.

Më të butë në qëndrime janë ata që njihen si mbështetës të Berishës.

Çdokush lejohet të garojë. Gara është e ndershme kur plotësohen kushtet, nëse të gjithë do të jenë të barabartë. Çdo anëtarë i PD është i lirë të kandidojë. – A është trashëgimi politike? -Nëse fiton… por ajo e meriton”, u shpreh Albana Vokshi.

“Demokracia do të thotë votë, kushdo të futet të votojë, të dalë dhe të fitojë. Garat i bëjnë mirë demokracisë”, deklaroi Asllan Dogjani.

“Këtu ndryshon PD nga Partia Komuniste, Socialiste, se në këtë parti mund të kandidojë gjithsecili”,tha Xhelal Mziu.

Të tjerë, i shmangen mbajtjes së qëndrimeve. “Ne kemi kryetar Sali Berishën, kur të hapet gara flasim”,pohoi Ina Zhupa.

“Unë nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por një herë tjetër do të përgjigjem për të gjithë zhvillimet në PD”, tha Jorida Tabaku.

Belind Këlliçi ishte i pari nga njerëzit pranë Berishës, që u pozicionua hapur kundër trashëgimisë së lidershipit.

“E bëmë njëherë një gabim, me dikë që u vendos aty në formën e një trashëgimtari dhe ju fal drejtimin e Partisë Demokratike. Nuk e ka më luksin Partia Demokratike të trashëgojë askush pozicionin e drejtuesit të mëparshëm”, nënvizoi ai.

Edhe deputeti Dashnor Sula është shprehur kundër, duke e cilësuar si goditje ndaj opozitarizmit.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *