Meta protestoi jashtë bashkisë, daja i tij mori tenderin brenda Bashkisë Tiranë (1 milionë euro)

Në 5 prill 2024, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bashkua protestës së thirrur para Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen “5D”, dosje e cila përfaqëson korrupsionin me tendera.

“Erdhi ora t’i përzëmë. Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet. Bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, kur ngrihet populli bie Tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt”, tha Meta.

Në vijim Ilir Meta nuk u shfaq më në protestë, por dërgoi bilushin e tij, njëfarë Tedi Blushi.Në 24 prill 2024, daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, mori në bashkëpunim një tender nga Bashkia Tiranë, përmes kompanisë së tij Desaret Company.

Bëhet fjalë për projektin e sigurisë rrugore në disa vendkalime për këmbësore dhe numëruesve të biçikletave në Tiranë.

Fitues të kësaj procedure nga Bashkia e Tiranës janë shpallur kompanitë RSM COMPANY dhe DESARET COMPANY.

Pas Desaret Company qëndron Vladimir Metani, daja i Ilir Metës, përfitues i dhjetëra milionë euro parash publike.Vladimir Metani, po nga Bashkia Tiranë, në 4 prill 2024, një ditë para se Meta të protestonte para bashkisë, kanë marrë një tender me vlerë rreth 700 mijë euro.

Pra, vetëm gjatë muajit prill 2024, daja i Ilir Metës ka marrë në bashkëpunim nga Bashkia Tiranë 1 milionë euro para publike. Gjatë viteve të fundit daja i Metës ka marrë mbi 30 milionë euro para publike me tendera të dyshimtë dhe flamur të kuq.

Daja i Ilir Metës, një histori korrupsioni

Daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, i cili ka mbledhur vota për LSI në Kamëz, i ka marrë rreth 30 milionë euro para publike përmes kompanisë Desaret Company, me nipt K01816001J, pa llogaritur miliona euro nënkontraktime.

Kompania është themeluar që në vitin 1996 dhe besohet se ka marrë dhjetëra milionë euro para publike ndër vite, me ndikimin e Ilir Metës.Metani herë ka dalë vetë si pronar, herë e ka kaluar kompaninë në emrin e shtetases Sofije Shani. Por, të dhënat tregojnë se kompania është themeluar dhe kontrollohet nga daja i Ilir Metës.

Në një kohë kur merrte para publike, Vladimir Metani rezulton mes financuesve të LSI-së, partisë me kryetar Ilir Metën, monument i korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Ligji e ndalon që subjektet që marrin para publike të financojnë partitë politike. Ndaj ka vend për një hetim nga SPAK.

Prapaskena mëson se daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, ka privatizuar pasuri publike, ndërsa ka marrë para publike kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe në poste të tjera të larta publike.

Daja i Ilir Metës i ka marrë tenderat nga Bashkia Skrapar, Bashkia Rrogozhinë, Berat, Klos, Berat, Tiranë, Prrenjas, Kavajë, Peqin, Lezhë dhe rreth 5 milionë euro nga Rindërtimi.

Tenderat janë finalizuar kryesisht me pazar në tavolinë dhe me oferta fituese gati sa fondi limit.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *