Kishte dalë shëtitje me mbesën, kjo është shqiptarja që humbi jetën në Itali

Kozeta Caushaj është 56-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria që humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Bellocchi, Fano, Itali.

Ka qenë rreth orës 23:00, kur Kozeta Caushaj, banuese në zonën e Fanos prej më shumë se një dekade, është përplasur dhe vrarë nga një makinë.

Ajo që e bën edhe më dramatike historinë është fakti se në momentin e përplasjes gruaja mbante për dore mbesën e saj 13-vjeçare e cila mbeti e padëmtuar.

Të dyja, falë klimës së butë dhe stinës së pranverës, kishin bërë një shëtitje jo shumë larg shtëpisë dhe po ktheheshin kur për fat të keq ndodhi aksidenti tragjik. Shqiptarja ka ndërruar jetë para syve të saj disa qindra metra larg shtëpisë së tyre.

Makina Smart që i përplasi drejtohej nga një 49-vjeçar italian, i cili u ndal menjëherë për të dhënë ndihmë, por s’kishte vlerë. Trupi i pesëdhjetë e gjashtë vjeçares ka qenë në dispozicion të organeve të drejtësisë, në pritje të autorizimit për varrim.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *