Vdes papritur nusja në krahët e burrit në muaj të mjaltit

Një e re e sapomartuar ka vdekur papritur gjatë muajit të mjaltit me bashkëshortin në Amsterdam, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Madison Noronha, nga Australia, u shemb në krahët e burrit javës që shkoi dhe nuk u kthye më në jetë.

27-vjeçarja ishte dërguar në spitalin më të afërt ku u zbulua se kishte pësuar një aneurizëm në tru (bllokim i venave të gjakut) ‘teksa ishte duke ecur në rrugë’.Nuk dihet çfarë ka shkaktuar tragjedinë te vajza e re, por tekstet shkencore thonë se aneurizmat në venat e gjakut ndodhin kryesisht në tru, me bllokime të arterieve nga material i huaj ose dobësimi mureve të enëve të gjakut.

Doktorët kryen një operacion urgjent ndaj Madison por ajo kishte ndërruar jetë dy ditë më vonë në duart e bashkëshortit Kyle.

Ai shkruante se doktorët nuk mund të besonin masën e aneurizmit.

“Ajo ndërroi jetë e rrethuar nga të afërmit, këtu në Amsterdam, gruaja ime e dashur nuk e dinte çfarë ndodhi, si mund të ndodhte diçka e tillë”.

Prindërit e Madi kanë ngritur një faqe donacionesh për të zbutur stresin financiar dhe barën e tyre në këtë kohë të vështirë.

“Fondet do të ndihmojnë me fluturimet, kostot e funeralit, për të sjellë trupin e Madison në shtëpi të prehet”, shkruanin ata.

Lyndal Rogers, e cila kishte punuar me të sapomartuarit, shkruante në Facebook: “Të shtunën herët familja jonë u trondit nga lajmi se shoqja jonë e mrekullueshme Madison Noronha, u nda nga jeta. Ajo ishte për muajin e mjaltit në Amsterdam kur pësoi një aneurizëm në tru duke ecur në rrugë”.

Një nga donatorët shkruante: “Zemra jonë është e thyer për ty dhe familjen tënde. Të gjithë do t’i marrë malli për Madi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm”.

Një tjetër shkruante: “Më vjen keq Kyle. Ajo të adhuronte.”

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *