Mbrëmjen e sotme mësohet se është gjetur e vdekur, në Bodrishtë të Dropullit, 90-vjeçarja Marianthi Barka, motra e Kleoniqi Ilias.
Kjo e fundit u gjet e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji. 90-vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi mësohet se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.
Në vendngjarje aktualisht ndodhen efektivët e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.