Treni vjen me zgjedhjet, si gënjyen Veliaj dhe Balluku për hekurudhën

Hekurudha Tiranë- Durrës nuk përfundoi as këtë pranverë, duke shkelur një tjetër afat.

Linja e trenit elektrik që do të lidhë Tiranën me Durrësin pritet të inagurohet në prag të zgjedhjeve në 2025. Verifikimet tregojnë se në terren vijon puna për të përfunduar 30% të projektit.

Nga kantieri i punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës pranverën e shkuar, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, premtoi se linja e trenit elektrik mes dy qyteteve do të përfundonte në mars të këtij viti.

‘”Mezi pres, që në më pak se një vit nga sot, ne të kemi dorëzuar këtë dhe të fillojë ambicia për punë të tjera…’, deklaroi Veliaj, në krah të ministres së infrastrukturës Belinda Balluku. Edhe Balluku përforcoi të njëjtin afat përfundimi për linjën hekurudhore Tiranë – Durrës.

“Në mars 2024 kantieri duhet të dorëzohet”- theksoi Balluku.

Koha tregoi se angazhimi për të përfunduar linjën hekurudhore mes Tiranës dhe Durrësit këtë vit nuk u përmbush. Hekurudha vijon të jetë kantier, pasi ende nuk është arritur të përfundohet 30% e volumit të punimeve.

Vonesat në këtë projekt sipas Hekurudhës Shqiptare lidhen me pesë elementë:

Elektrifikimi i linjës hekurdhore
Ndërtimi i godinave të stacioneve hekurudhore dhe urave hekurudhore
Ndërtimi i segmentit hekurudhor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit (TIA).
Zgjatimi i linjës prej 4 km nga PTT në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”
Shpronësimet
Parashikimet e reja tregojnë se linja hekurudhore Tiranë-Durrës do të përfundojë marsin e vitit të ardhshëm.

‘Linja hekurudhore “Durrës -Tiranë” së bashku me segmentet hekurudhore përkatëse (Domje – Rinas), përfundon brënda tremujorit të parë të vitit 2025.’, pohon zyrtarisht për Faktoje, Hekurudha Shqiptare.

Kjo nënkupton se inagurimi i veprës që shënjon rijetëzimin e hekurudhës shqiptare do të ndodhë pak para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Verifikim

Mëngjesin e 22 majit, në dalje të Tiranës pranë mbikalimit të Rinasit, po punohej për shtrimin e shinave të reja në gjumën ekzistuese. Paralelisht puna vijonte edhe për ndërtimin e urave të reja.

Pranë zonës së njohur si ura e Limuthit, punimet për mbikalimin e linjës hekurudhore ishin thuajse në përfundim.

“Ka nisur faza e dytë e projektit në tenderimin e stacioneve hekurudhore, ndërkohë kanë përfunduar tetë urat e nevojshme të këtij projekti hekurudhor.”, sqaron Hekurudha Shqiptare.

Edhe pika e fundit e linjës hekurudhore, stacioni i Durrësit vijonte të ishte kantier. Punonjësit po hiqnin shinat e vjetra për t’i hapur rrugën shtrimit të shinave të reja.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *