Arrestimi / Meskuti kundërshtoi: Ka kaluar orari, hajdeni nesër pas orës 8:00, jam… Policia: Nxirri duart para

Një skuadër policore, me një urdhër arresti në dorë, trokiti mbrëmë në derën e shtëpisë së Arben Meskutit te Pazari i Ri në Tiranë.

Meskuti është ushtari i kapobandës së mikrokredive Olsi Ibro, i arratisur në Lion të Francës, bashkë me çantat me miliona euro, produkt i skemës së zhvatjes së mijëra shqiptarëve.

Pas trokitjes, derën e ka hapur Arben Meskuti, i cili kishte në dorë Kodin e Procedurës Penale.

Policia i ka treguar Meskutit mandatin për arrestimin e tij. Nga ana tjetër, Meskuti i ka lexuar policisë nenin 206 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit policia nuk mund të hynte në banesën e tij pas orës 19:00 të mbrëmjes deri në orën 8:00 të mëngjesit.

Meskuti ka pretenduar se është edhe nënshtetas amerikanë, duke nxjerrë një pasaportë false dhe me të dhëna të rreme, një tjetër histori kjo që është kthyer në dosje penale.

Ndërsa Meskuti po u tregonte nenin 206 të Kodit të Procedurës Penale, policia i ka kërkuar Meskutit që të tregonte duart, duke i vendosur prangat.

Meskuti akuzohet se ka konsumuar veprën penale të vjedhjes parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

“Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet“.

Meskuti Mashtroi amerikanët

Arben Meskuti guxoi të mashtronte edhe amerikanët për vite me radhë.

Në Nju York u paraqit si djalë jetim lindur në Përmet në 6 tetor të vitit 1980, duke falsifikuar çdo gjurmë të familjes në Tiranë.

Në fakt Arben Meskuti ka lindur në Tiranë në 6 tetor 1978, sipas kartës së identitetit shqiptare që ka NID H81006117C.

Amerikanët e “besuan” dhe i dhanë Green Card dhe më pas pasaportën, duke e detyruar të betohet para flamurit USA.

Por betimi mbi flamurin amerikan ka një kosto kolosale për mashtruesit. Falsifikimi është krim federal dhe Arben Meskuti që shpëtoi një herë duke ua hedh policëve të Tiranës me “pak lekë” me shprehjen “mka humb pashaporta amerikane” tani ka hesape me “ustallarët” përtej Atlantikut.

Meskuti megjithëse njihej në Shqipëri si personazhi që ka mashtruar mijëra vetë me kompanitë MCA-ADCA, arriti të “bindë” policët e Rinasit duke udhëtuar disa herë si amerikan i ndershëm e jo si mashtruesi shqiptar që paraqesin mediat prej disa vitesh.

Akuza e Tiranës nisi një hetim rreth mashtrimeve dhe falsifikimeve, duke përfshirë edhe udhëtimin e fundit të “amerikanit” Meskuti bashkë me noteren famëkeqe Ernela Çuberi, që dyshohen të dy se kanë nxjerrë nga Shqipëria një sasi të madhe parash me destinacion Turqinë përmes BKT.

Related Posts

Si kûrrê me parë, meteorologu Osmani bën paral*jmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Në një lidhje live ishte meteorologu Hakil Osmani, i cili, si çdo javë, bën parashikimin e motit. Sipas tij, edhe kjo javë do të jetë në mbizotërimin…

Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore. Në…

“Shtriju tek dera deri sa të mbarosh”/ Kryetarja e bashkisë së Tiranës befason Erion Veliajn…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë, por ndryshe nga vitet e tjerë, ky vit e gjen atë prapa hekurave….

Bo mba e Idajet Beqirit: Millosheviçi i dha Berishës 20 milionë dollarë që të shkatërrojë Shqipërinë!

vokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Intervista e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare bëri një deklaratë të fortë për Sali Berishës. Beqiri tregon se si…

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut: Parlamenti t’i heqë imunitetin

SPAK i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut që ti hapë rrugën arrestimit. Shtohen akuzat ndaj zëvendëskryeministres që vazhdon të mbajë postin nën mbështetjen…

E papritur! Metereologet paral*jmerojne! Nata e Vitit te Ri me borë! Moti do cmendet, ja parashikimi

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare. Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *