Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e cila është nderuar me çmimin “Rilindja” nga kompania ISP Boradcast për kontributin e saj në zgjimin e rrënjëve shqiptare në atë rajon, nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social ka deklaruar se mbi 80 përqind e banorëve në rajonin e Sanxhakut është me origjinë shqiptare.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se do te punojë pa pushim për të realizuar ëndërren e saj patriotike, pavarësisht vështirësive që do t’i ketë në këtë mision sublim.

Ky është statusi i plotë i saj:

Kam gati një javë që mendoj nëse do ta postoj këtë status apo jo.
Unë nuk jam myslimane me origjinë sllave, siç shkruajnë për mua disa vëllezër të besimit katolik,unë jam shqiptare i besimit mysliman nga Sanxhaku!
Nuk kam lidhje me kombësinë sllave, falë Zotit tashmë vij nga një familje e vjetër iliro-shqiptare.
Përsa i përket fesë, vëllai im nuk mund të jetë arab apo turk, për mua vëllezërit e mi janë vetëm ata me origjinë shqiptare. Çdo fe është e bukur dhe e pastër, por ne jemi ata që abuzojmë me fenë! Unë jam dikush që kam hyrë edhe në xhami edhe në kishë, kam lexuar libra fetarë nga të gjitha fetë, por nuk kam lexuar asnjë libër fetar që thërret për urrejtje! Para së gjithash, unë jam thjesht një shqiptare që e do sinqerisht kombin e saj!
Dikush pak a shumë e di historinë time.
Jam rritur në një familje të asimiluar. Që në moshën 12-vjeçare fillova të mësoj për rrënjët e mia dhe pse vendi prej nga vij mbante veshur teshat kombëtar shqiptar prej vitesh.
Unë jam e parja në Sanxhak që ngrita zërin kundër asimilimit dhe sllavizimit në Sanxhak, ku thashë me zë të lartë dhe qartë se mbi 80% e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare, siç e vërtetojnë faktet historike.
Pa asnjë ndihmë, arrita t’i ndihmoj njerëzit të kapërcejnë frikën nga torturat serbe dhe të çlirohen nga sllavizimi dhe asimilimi serb në Sanxhak.Më 28 nëntor 2023, pas 100 vitesh sllavizimi dhe asimilimi, flamuri shqiptar u valëvit për herë të parë në Sanxhak dhe u festua dita e flamurit shqiptar në Pazarin i Ri . Kush e organizoi? Se ndoshta nuk keni ardhur ju qe nuk dini gje tjeter vecse te shkruani komente budallaqe? Jo! Ia dolëm unë dhe kolegët e mi, atë që shteti i Shqipërisë duhet ta bënte shumë kohë më parë në Sanxhak, por nuk e bëri, por e bëmë me frikë, por me shumë krenari!
Edhe pse u futa në problemet e jetës dhe gjithë familja ime u fut në të njëjtat probleme, nuk më interesonte sepse u betova të punoj me nder dhe ndershmëri për flamurin dhe kombin tim deri në fund të jetës.
Ju mendoni se është e lehtë të ngre zërin kundër një vendi që është armik i betuar i kombit tim, dhe unë jam një grua që kam qenë krejtësisht e vetme?! Mendoni se patriotizmi im është këtu vetëm për të shkruar statuse dhe për të postuar foto? Jo! Patriotizmi im është krejt tjetër, një rrugë më e vështirë. Nuk jam viktimë sepse e kam zgjedhur vetë këtë rrugë dhe po ec me krenari për të realizuar ëndrrën time patriotike.
Rroftë Nënë Shqipëri!
Me respekt,
Amina Nuraj

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *