Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur Turqinë pasditen e kësaj të enjteje.
Mediat turke raportojnë se tërmeti është regjistruar 35 kilometra nga Çorum, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra.
Sipas mediave, lëkundjet sizmike kanë qenë shumë të forta dhe për pasojë ka patur panik tek qytetarët. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.