do_shortcode('[rt_reading_time]')

Mospranimi i Kosovës në KiE – Profesori jep emrat që lobuan kundër Kosovës, aty është edhe një shqiptar!

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 5 min.

Profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai thotë se, Rama me Vuçiqin kanë luajtur lojën e djallit për të penguar Kosovën që të anëtarësohet në KiE.

Ai për këtë e bën fajtor direkt Ramën, duke shtuar se këtë ai e bëri duke bashkëpunuar me Serbinë.

“Është interesant se gati në të nëjtën kohë kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjenden për vizitë në Paris, te Kryeari i Francës, Emmanuel Macron pasi që Franca ishte në miqësi të përhershme me Serbinë. Së pari në vizitë te Marconi ishte presidenti Vuçiq i cili i kërkoi atij që të bllokojë Kosovën në Këshillin e Evropës. Këtë e vërteton edhe deputeti serb Millovan Drecun i cili thotë se në takimin e fundit të presidentit Vuçiq me presidentin e Francës Emmanuel Macron: “u pajtuan që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”. Fill pas kësaj Macron e pranon në vizitë edhe Edi Ramën me insistimin e Vuçiqit, i cili i lutet dhe kërkon nga presidenti Macron që të “merr seriozisht kërkesën e Vuçiqit për të bllokuar Kosovën në Këshillin e Evropës” i cili në një bashkëbisedim me Edi Ramën merret vesh që Asociacioni njëetnik serb të jetë si kusht për anëtarësim, e që më parë nuk ishte në agjendë, kur Asambleja e KiE votoi për anëtaresim, sepse Asociacioni nuk është çështje e KiE por e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Maxharraj.

Profesori akuzon edhe presidentin francez se i bindi shtetet tjera të fuqishme të Evropës, si Gjermainë dhe Italinë që të deklarohen publikisht se edhe ato pajtohen që Kosova duhet të lëvizë për Asociacionin para se të futet në agjendë për votim.

“Dhe kështu Kosova me lojën djallëzore të Macron-Vuçiq-Rama nuk hyri ne agjendën për votim në Komitetin e ministrave për punët e jashtme të Evropës, i cili do të mbahet me 16 dhe 17 maj 2024. Po kush është ky Edi Rama që kaq keq i ka rënë në qafë Kosovës për dobi të Serbisë fashiste, qetnike dhe gjenocidale armike shekullore të shqiptarëve, të cilët i ndiqte deri në shfarosje. Edi Rama i cili aksidentalisht gjendet në pozitën e kryeministrit të Shqipërisë është një antishqiptar i përbetuar, një ordodoks, një njeri i korruptuar, i cili po i bën dëme të medha jo vetëm Kosovës, por edhe Shqipërisë. Njeriu që për këto vite sa ishte në pushtet, me politikat e tij korruptive i detyroi mbi gjysmë miloni shqiptarë ta lënë Shqipërinë. Ky njeri është një vasal, një servil dhe mik i presdientit të Serbisë, i cili është në krah të Serbisë dhe Vuçiqit, lufton kundër interesave të Kosovës në shtetndërtim, ai shkoi aq larg sa që me Vuçiqin bëri biseda ilegale duke biseduar për ndarjen e Kosovës”, thotë ai.

Profesori shton se Rama vepron kundër kombit dhe nuk ka kurrfarë ndjenja dhe dashuri për kombin e vet.

“Ti dreq Kristaq Rama, bëhesh bashkë me dreqin dhe t’birin e tij, ti bëhesh bashkë me armiqtë e kombit, bëhesh bashkë me grekun dhe serbin, bën aleanca te turpshme djallëzore me ta për ta dëmtuar kombin tend, për ta dëmtuar Kosovën për interesa të armiqve të shqiptarëve. Për mospërfshirjën e Kosovës në agjenden e Komitetit të ministrave të jashtëm të BE reagoi qeveria e Kosovës me Albin Kurtin në krye. Kryeministri si gjithëherë kur është në pyetje Kosova, reagon ashpër për këtë padrejtësi që iu bë Kosovës duke e vënë si kusht edhe Asociacionin njëetnik serb për t’u anëtarësuar në KiE. Deklarata e tij ishte e fortë dhe e fuqishme kur theksoi se: “Republika e Kosovës me asnjë kusht nuk pranon që anëtarësimi në KiE të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ndodh në Bruksel dhe jo ne Strasburg” dhe se ky është një kusht i ri i cili fare nuk ka të bëjë me anëtarësimin në KiE dhe si i tillë është i papranushem për ne”, potencon ai.

Maxharraj thekson se, marrëveshja e Brukselit defakto e kishte edhe njohjen formale të Kosopës nga Serbia, për të cilën Kurti kërkoi haptas që ajo të nenshkruhet.

“Kurti nënshkrimin e kësaj marrëvshjeje ia kerkoj Vuçiqit edhe në mbledhjen e KS të OKB. Por ky dokument u refuzua nga Serbia, e cila edhe u shkel pas dy tri ditësh nga vet Serbia. Kjo marrëvshje, e cila e theksonte edhe vetmenagjimin, siç po shihet nuk u pranua nga Serbia, as që u nënshkrua nga Serbia, që si të tillë anipse në të flitet edhe për Asociacionin që është inekzistent e pa vlerë. Deputeti gjerman Thomas Hacker thotë se “ndërlidhja e anëtarësimit të Kosovës në KiE me çështjen e Asociacionit është gabim i madh”. Po sjellim këtu edhe reagimin e fuqishëm të asistentes së akredituar në Parlamentin Evropian Federicka Ëoelk e cila thekson se: “Askush nuk mund të fajësojë Kosovën dhe se kushtëzimi i anëtarësimit të saj në KiE me Asociacionin është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës”. Thjesht këta të Evropës po kanë frikë duke e pasë parasysh drejtimin që po merr Serbia drejt lindjes e jo kah perëndimi, e bëjnë këtë për ta qetësuar Serbinë etj.”, thotë ai.

Sipas tij, Franca nën presionin e Vuçiqit dhe të Edi Ramës ra dakord që ky kusht t’i vihet Kosovës si një padrejtësi e papranueshme.

“Por është më shumë e çuditeshme se si Italia e në veçanti Gjermania ranë pre e dredhive të Makronit, Vuçiqit dhe Ramës për të vënë Asociacionin si kusht plotësues, i cili asgjë nuk ka të bëjë me KiE. A nuk ishte Franca, Italia dhe Gjermania të cilat në vazhdimësi theksonin se Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, pse atëherë këto tri shtete më të fuqishme të BE-së po i dalin përkrah Serbisë duke e dëmtuar Kosovën, kur dihet se këto shtete janë te parat që e kanë pranuar pavarësinë dhe Kosovën si shtet. Si është e mundur që këto tri shtete më të fuqishme të BE-së të bijnë nën ndikimin e Serbisë gjenocidale dhe antishqiptare, e cila në qeverinë e saj të fundit ka futur njerëz me “non grata” nga SHBA, me njerëz të lidhur ngushtë me Moskën dhe Putinin por edhe më Kinën, e që lideri i saj vizitoi këto ditë Serbinë. A nuk do të thotë kjo qartë se çfarë orientimi ka Serbia, kjo qeveri qetnikësh e cila bashkëpunon me klanin kriminel të Radoiqiqit, i cili me ndihmën e Serbisë po përgatitet që përsëri ta sulmojë Kosovën”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

Related Posts

Ganja, Kurtit: Do të mbetesh në histori si rrenc, ti veç nder s’ke – je turpi i këtij vendi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “rrenc”. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme,…

Rama e Zelensky të buzqëqeshur, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen në…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim…

Përfitojnë mbi 800 mijë emigrantë, lajm i mirë vjen nga marrëveshja Shqipëri-Greqi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Ambasadorja shqiptare në Athinë,…

Ndryshimi drastik/ Temperaturat zbresin nën zero në Shqipëri, ja qyteti më i ftohtë për…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Pas datës 11 nëntor marrin fund ditët me diell dhe temperatura të larta. Sipas SHMU-së, moti në orët e mëngjesit të së…

Berisha paralajmëron Turjan Hyskën: Mos e merr tokën në Lukovë, nuk do ta gëzosh…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të…

Kur do bjerë dëbora e parë në Shqipëri? Sinoptikania zbulon surprizat e motit: Ditën…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kemi përpara një javë dinamike që do i ketë të gjitha: Diellin, rrebeshet e shiut, stuhi detare e madje edhe dëborë në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *