Gurorja ku humbi jetën 24 vjeçari ishte pa leje, familjarët e tij kërkojnë drejtësi

Kompania ‘Brataj Stone 22’, me administrator Daniel Lakuriqin dhe aksionerë Ervin Aliaj, Agim Xhindoli, Daniel Lakuriqi dhe Kreshnik Ymeri kishte ngritur kantier për nxjerrjen e gurëve në fshatin Brataj të Selenicës pa pasur leje pune.

Skandali u zbulua pas vdekjes se punetorit 24-vjecar Jurgen Veshi gjate aksidentit ne punë më 21 maj 2024. E pyetur nga mediat për sigurine ne pune, përgjegjësja e Inspektoratit të Punës në Vlorë tha se ky subjekt nuk eshte kontrolluar asnjehere. Po kaq ajo pranon se jane me qindra biznese jashte kontrollit, pasi Vlora ka vetem tre inspektore pune.

“Ky subjekt nuk ka bërë bërë kërkesë në e-albania për leje pune para vendosjes në punë të kantierit. Ka nisur punimet ka vënë në dijeni. Janë veprimtari me rrezikshmëri të lartë. Lihen detyra, por numri i ulët i inspektorëve. Vlora ka 3 inspektorë ka gjithsej. Numri i subjekteve është i lartë, ka 5 mijë 6 miëj subjekete, dhe një inspektor ka 12 subjekte ne plan pune, pra 36 subjekte mund te kontrollojne gjithsej. Problematikat janë kudo janë në ndërtim, tregti prodhim”, tha Marsela Selmanaj përgjegjese e Inspektoriatit te punes ne Vlore.

Për aksidentin e rëndë në punë, Policia e Vlorës ka vënë në pranga vetem drejtuesin teknik të kompanisë “Brataj Stone 22” Erald Breganaku. Ai akzuohet për mos zbatim të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa një ditë më parë ishte shoqëruar administratori i kompanisë ‘Brataj Stone 22’, por u la i lirë nga policia.

Punëtori 24-vjecar, Jurgen Veshi humbi jetën tragjikisht pasditen e së martës, kur një masiv guri u shkëput nga gurorja dhe e zuri poshtë. Gjatë një bisede me Report tv, familjaret e viktimes thane se kerkojne drejtesi/Shqiptarja.com

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *