do_shortcode('[rt_reading_time]')

Ervis Martinaj do vritej në mes të plazhit, “Doqja” çoi armët dhe makinat në Dhërmi! Leonard Duka e kuptoi për “femrat” do e nxirrnin në pritë

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 4 min.

Biznesmeni i basteve dhe një ndër personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare, Ervis Martinaj është planifikuar mes të tjerash të vritet nga Fatmir Hyseni (Doqja) dhe “Klani Duka” në mes të sezonit veror, në zonën e Dhërmiut. Ai u ka shpëtuar disa atentateve dhe planeve të rivalëve, por siç del në dosjen e SPAK, në ditët e fundit të Korrikut 2020 e ka shpëtuar fati.

Siç mëson newsbomb.al, Leonard Duka kishte siguruar një informacion që Ervis Martinaj mund të ishte në plazh me një femër në Dhërmi tek një vend i njohur si “Vin Bakalli”, Hotel Jaht ose Splendor dhe këtë ia ka bërë me dije Fatmiri Hysenit. Sapo ka marrë informatat, “Doqja” është vënë në lëvizje.

Ai ka dërguar një person që i drejtohet me emrin “nipçe” për të shkuar në atë zonë që të verifikonte këtë informacion. Gjithashtu edhe në datat 28-29 dhe 30 Korrik 2020, Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni kanë angazhuar persona për monitoruar zonën e plazhit Dhërmi-Himarë me qëllim konstatimin e shtetasit Ervis Martinaj, shkruan newsbomb.al.

Njëkohësisht janë angazhuar duke siguruar logjistikën, armë, automjete dhe banesa në atë zonë me qëllim realizimin e vrasjes.

Një nga personat e angazhuar për lokalizimin e Ervis Martinaj në zonën e Dhërmi-Himarë ka qenë dhe shtetasi Drianto Bardhi, i cili ka udhëtuar drejt asaj zonë bashkë me një person tjetër ende të pa identifikuar dhe atje janë takuar edhe me personin që Fatmir Hyseni i drejtohet me emrin “nipçe”.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë ka ndodhur që ky plan ka dështuar, por referuar dosjes hetimore nuk ka vazhdimësi të këtij plani. Si për koinçidencë, Ervis Martinaj u zhduk dy vite më pas, në të njëjtën periudhë të vitit, por në 2022.

Edhe sot e kësaj dite, biznesmeni i basteve dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm të kumarit në vend, rezulton i zhdukur pa gjurmë. Për zhdukjen e tij janë hedhur shumë hipoteza, nga aleanca e grupeve kriminale për ta hequr qafe, e deri te mundësia që ai të jetë tërhequr vetë nga aktiviteti, për shkak të ofensivës së madhe të rivalëve.

Pas dështimit të planit për të vrarë Ervis Martinaj në jug të vendit në ditët e fundit të Korrikut 2020, Leonard Duka siguron informacion se rivali i tij kishte angazhuar disa femra që të afrohen me të me qëllim nxjerrjen e tij në pritë.

Leonard Duka menjëherë ia tregon këtë fakt Fatmir Hysenit dhe angazhohen për planifikimin e vrasjes së personave që do të afrohen për të vrarë Leonardin, shkruan newsbomb.al. Në këtë planifikim kanë marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e grupit të drejtuar nga Leonard Duka, ku ky i fundit do të luante rolin e “karremit” i cili do të takohej me këto femra në një vend ku terreni është i njohur mirë nga ai vetë dhe lidhjet e tij.

Vëllai i Leonard Dukës, Erlis Duka për t’i paraprirë të gjitha ngjarjeve dhe në kuadër të angazhimit për t’u kthyer nga karrem në ekzekutor, është takuar me një personin “Sandri” i cili dyshohet se është pronar i objektit që do të kryhet takimi i Leonardit me femrat dhe i ka kërkuar të fikë kamerat. Shtetasi Fatmir Hyseni kishte rolin e ekzekutorit dhe ka udhëtuar nga Vlora është dislokuar në Tiranë bashkë me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë sjellë edhe logjistikë (armatim dhe automjete që do përdoren për largimin nga vendi ngjarjes).

Ndërkohë, shtetasi Altin Gega do të pozicionohej diku për vëzhgim me qëllim njohjen e personave që do të afroheshin për vrasjen e Leonard Duka. Këtë rol do ta kryente Altin Gega pasi ai i njeh të gjithë personat që janë lidhje e shtetasit Ervis Martinaj dhe në këtë mënyrë ekzekutorët nuk do të kishin lajthitje në objektiv, raporton newsbomb.al. Altin Gega gjithashtu do të kishte edhe rolin e personit që do t’i priste ekzekutorët që t’i largonte nga vendi i ngjarjes mbas kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Drianto Bardhi do të përdorte një motoçikletë bashkë me një person tjetër ende të pa identifikuar dhe kanë pasur rolin e vëzhguesit dhe ndjekjes së personave që do të afroheshin me qëllim vrasjen e Leonard Dukës. Vetë ky i fundit dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ngritur dyshime që për të kryer vrasjen e tij ditën e takimit me femrat, do të angazhohej shtetasi Erigers Mihasi i njohur me pseudonimin “Boli” dhe një person tjetër që dyshohet se është punonjës policie që i thërrasin me emrin “Olci”.

Leonard Duka me datë 12.08.2020 ka kontaktuar me femrat me të cilat do të organizonte takimin, por ato nuk janë treguar të disponueshme të takoheshin në këtë datë sepse njëra ishte në Shkodër ndërsa tjetra kishte angazhime.

Duke qenë se ky plan dështoi, anëtarët e Klanit Duka janë angazhuar për vrasjen e Eriger Mihasit dhe personit tjetër që ata dyshonin se do të ekzekutonin Leonard Dukën, përcjell newsbomb.al. Referuar fashikujve të SPAK, menjëherë pas dështimit të planit të mësipërm, Leonard Duka, Fatmir Hyseni, Erlis Duka, Altin Gega, Drianto Bardhi dhe personave të tjerë ende të pa identifikuar organizohen me qëllim vrasjen e shtetasve Erigers Mihasi dhe personin që i thërrisin “Olci”.

Ata janë organizuar duke siguruar logjistikën, përcaktuar detyrat dhe kryerjen e veprimeve aktive. Vrasja e shtetasve Erigers Mihasi dhe personit që i thërrasin “Olci” nuk është realizuar për arsye objektive dhe të pavarura nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, thuhet në dosje./ newsbomb.al

Related Posts

Ganja, Kurtit: Do të mbetesh në histori si rrenc, ti veç nder s’ke – je turpi i këtij vendi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “rrenc”. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme,…

Rama e Zelensky të buzqëqeshur, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen në…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim…

Përfitojnë mbi 800 mijë emigrantë, lajm i mirë vjen nga marrëveshja Shqipëri-Greqi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Ambasadorja shqiptare në Athinë,…

Ndryshimi drastik/ Temperaturat zbresin nën zero në Shqipëri, ja qyteti më i ftohtë për…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Pas datës 11 nëntor marrin fund ditët me diell dhe temperatura të larta. Sipas SHMU-së, moti në orët e mëngjesit të së…

Berisha paralajmëron Turjan Hyskën: Mos e merr tokën në Lukovë, nuk do ta gëzosh…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të…

Kur do bjerë dëbora e parë në Shqipëri? Sinoptikania zbulon surprizat e motit: Ditën…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kemi përpara një javë dinamike që do i ketë të gjitha: Diellin, rrebeshet e shiut, stuhi detare e madje edhe dëborë në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *