Në Unazën e Madhe të Tiranës vijojnë punimet dhe me përfundimin e tyre do të lehtësohet trafiku dhe shkurtohen distancat për mjetet që kalojnë tranzit në kryeqytet, apo lëvizin nga periferia jashtë tij.
Kryeministri Edi Rama sot ka ndarë pamje nga punimet në Unazën e Madhe te Tiranes, teksa shkruan: “Në Unazën Verilindore Loti 2, ka filluar montimi i trarëve ku tashmë janë vendosur 24 trarë dhe pritet që këto punime të përfundojnë brenda muajit korrik”.
Aktualisht punimet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës, pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.