Është dëmtuar Shkolla e Mesme në fshatin Ungrej të Lezhës. Mësohet se banorët e zonës kanë konstatuar derën kryesore të shkollës të hapur me forcë, ndërsa kanë njoftuar policinë, e cila ndodhet në Njësinë Administrative Ungrej.
Ende nuk dihet nëse janë vjedhur apo dëmtuar materialet në brendësi të shkollës.
Ndërkohë, grupi hetimore ka nisur verifikimet për zbardhjen e ngjarjes.