Ka ndërruar jetë një vajzë 6-vjeçare, e cila u gjet pa ndjenja në një pyll

Një vajzë 6-vjeçare e cila u gjet dje pa ndjenja në një pyll në Zvicër pasi u zhduk në rrethana ende të panjohura teksa luante në një festë familjare, ka ndërruar jetë sot, njoftoi policia.

“Vajza 6-vjeçare u transferua në gjendje kritike për në CHUV (Spitali Universitar i Vaud) në Lozanë me helikopter dhe fatkeqësisht vdiq” herët në mëngjes, tha policia e kantonit Valais. Policia u njoftua dje në orën 17:54 për zhdukjen e vogëlushes që ndodhej në një festë familjare në zonën e Ravoire. Vajza ishte duke luajtur në festë dhe nuk u pa nga ora 17:00 e tutje.

Policia, duke punuar me agjenci dhe njësi të shumta ndihme, forcat ajrore dhe më shumë se 200 vullnetarë, nisi një operacion të madh kërkimi. Mbrëmjen e së dielës, në orën 21:20, kërkimet janë shtrirë në pyll, i cili nuk është larg nga vendi ku është zhvilluar festa dhe aty vogëlushja është gjetur pa ndjenja.

Prokuroria kantonale ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit. Autoritetet nuk po japin informacion shtesë për momentin.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *