Përmbytje në Gjermani, Francë e Itali – erërat fryjnë me shpejtësi prej 200 kilometra në orë

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin rreth pjesës veriore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, derisa jugu i Italisë është goditur nga një valë e pazakontë e të nxehtit.

Veriu i Italisë u godit nga disa stuhi dhe shirat e rrëmbyeshëm, duke i lënë të përmbytur disa rajone, përfshirë Paduan dhe Vicenzan.

Ekipet e emergjencë janë mobilizuar, duke përdorur mjete të ndryshme transportuese për të shpëtuar banorët nëpër shtëpitë e mbuluara nga uji.

Guvernatori i rajonit të Venetos e ka përshkruar situatën në terren si “bombë uji”. Erërat që frynin me shpejtësi nga 150 deri në 200 kilometra në orë ka shkaktuar dëme materiale në Borgo Mantovano të Lombardisë.

Por situata është krejt ndryshe në jug të Italisë, ku një valë e pazakontë e të nxehtit po mbretëron derisa temperaturat në Sicili kanë arritur deri në 35 gradë celsius. Në perëndim të Gjermanisë, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Saarland.

Saarbrucken dhe komunat e tjera gjermane kishin vështirë në evakuimin e banorëve, për shkak të rritjes së nivelit të ujit si pasojë e reshjeve të mëdha. As në Francë nuk është aspak më e mirë gjendja, ku Meteo France i ka vendosur 39 rajone nën flamurin e verdhë që paralajmërojnë stuhi të fuqishme.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *