Dy liderët shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti vazhdojnë të kenë marrëdhënie të pezmatuara me njëri-tjetrin dhe kjo është shfaqur edhe të enjten gjatë Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Kotor të Malit të Zi.
Një video e publikuar sot, tregon momentin kur kryeministri Albin Kurti mbërrin në samit.
Në video shihet përshëndetja e tij me ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, kryeministrin Rama dhe të dërguarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.