“Deri në datën 15 do të kemi..” Sinoptikania zbulon motin për ditët në vijim: Reshjet rikthehen ditën e.

Maji do të jetë me temperatura më të qëndrueshme dhe tipike për stinën. Meteorologia Lajda Porja, e ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shpjegoi se temperaturat do të shkojnë deri në 26 gradë deri në datën 15 e më pas mund të ketë vlera edhe pak më të larta.

Të premten rikthehen reshjet, por ndryshimi nga java e shkuar është se temperaturat nuk do të bien.Lajda Porja: Ka nisur me diell,në fakt ka patur përmirësim sepse e shtuna ishte relativisht më freskët, me reshje, ndërkohë sot presim që të jemi kryesisht me diell pjesa më e madhe e territorit, temperatura 26 gradë në Elbasan, Gjirokastër dhe Berat do të shënohen vlerat më të larta. Tirana do të jetë rreth vlerës 24, bregdeti nga 23-35 gradë.

Temperaturat në fakt janë tipike të majit, nuk kemi devijim të parametrave dhe parashikohet që të paktën deri të mërkurën të jemi me mot të kthjellët, me diell,me temperatura rreth vlerës 26 gradë, janë mjaft komode pasi në prill ka patur 30 dhe mbi 30.

Dita e premte do risjellë reshjet, vetëm ndryshimi është që do të jenë temperaturat sërish të larta, nuk është se presim se do të zbresin temperaturat apo të kemi dëborë, do jenë reshje shiu, rrebeshe. Të enjten, të premten dhe mëngjesin e së shtunës, mund të jenë 3-4 orët e mëngjesit, pjesërisht jugu dhe juglindja do të kenë rrebeshe dhe nga e diela e në vijim rikthehet dielli, rriten temperaturat.

Aldo: Pastaj do të kalojmë mbi vlerat normale të majit?

Lajda Porja: Patjetër. Deri në datën 15 mbetemi me vlera normale, sa i përket temperaturave jemi në vlerat mesatare shumëvjeçare, nuk kemi devijim edhe pse në vitet e fundit, përjashtuar vitin e kaluar ne jemi mësuar që menjëherë në maj të jemi me mëngë të shkurtra, është vapë.

Porja tha se sa i përket stinës së verës, ndryshe nga viti i shkuar ku pati valë të të nxehtit dhe temperatura deri në 48 gradë, këtë vit nuk pritet e njëjta gjë. Ditët e nxehta nuk do të mungojnë, por nuk pritet që të arrijmë në temperatura të të nxehtit ekstrem.

Related Posts

Të shtrirë mbi njëri-tjetrin/ Burrë dhe grua humbin jetën të BLLOKUAR në një sauna!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tokion, ku një çift bashkëshortësh humbi jetën pasi u bllokua brenda një sauna private që u përfshi nga flakët. Viktimat janë…

Te henen ‘çm*nden’ temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri ne reshje debore si dhe alternime kthjellimesh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në…

I fundit, vjen lajmi i keq nga Greqia

Protestat e fermerëve greke vijojnë edhe këtë të shtunë. Për shkak të protestave mësohet se aksi Kakavijë-Janinë përkatësisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i…

Profesori i Oksfordit trondit narrativën zyrtare: Ja e vërteta e fshehur për shqiptarët dhe grekët pranë Athinës

Ky titull hap një debat të ndjeshëm dhe historik që rrallë trajtohet hapur në diskursin publik. Profesori i njohur i Universitetit të Oksfordit, James Pettifer, një nga…

Si kûrrê me parë, meteorologu Osmani bën paral*jmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Në një lidhje live ishte meteorologu Hakil Osmani, i cili, si çdo javë, bën parashikimin e motit. Sipas tij, edhe kjo javë do të jetë në mbizotërimin…

Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore. Në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *