E rrallë në burgun 313 në Tiranë! E dashura i shkon e veshur si nuse të dashurit i penduar i drejtësisë: Deri sa vdekja të na ndajë!

Amarildo Nikolla alias Xhanaj, ose “shkodrani” siç dhe njihet nga rrethi i tij shoqëror, ndodhet në qeli prej disa muajsh.

Ai është kthyer në ‘pentito’ dhe ka “zbërthyer” para hetuesve disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale, pa çka se deri më tani ky status nuk i është dhënë nga drejtësia pasi dëshmitë e 35-vjeçarit po hetohen.

Në botën e krimit Amarildo identifikohet për vrasjet me pagesë, ndërkohë në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok, nga partnerja e tij, Giovanna Nikolli.

Kjo e fundit është mjaft aktive në këtë platformë dhe nuk nguron të reklamojë jetën e luksit, pushimet, veshjet e shtrenjta si dhe dedikimet për partnerin e saj.

E teksa 35-vjeçari ndodhet në qeli, Giovanna ka gdhendur në trupin e saj një foto të sajën me Amarildo. Por, ashtu si dhe bukuroshja ka paralajmëruar disa herë në “TikTok”, suprizat për partnerin e saj nuk do të kenë të ndalur.

Pasi bërtiste emrin e tij jashtë burgut, dronit të ngritur pranë burgut të sigurisë së lartë, vetëm për të filmuar Amarildon në ambientet e ajrimit, Giovanna ka shkuar kësaj here e veshur me fustan nusërie.

Në një video të publikuar nga vetë ajo në “TikTok”, e reja ka zgjedhur që në përvjetorin e tyre të shkojë pranë ambienteve të burgut “313”, e veshur nuse.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaljë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruan Giovanna.

Amarildo Nikolla alias Xhanaj nga Shkodra, u arrestua në pikun e sezonit turistik 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë, pasi qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Nikolla më herët u thirr nga prokuroria, ku dhe u tregoi atyre emrat e disa personazheve të botës së krimit nga Shkodra, Tirana dhe Vlora, si dhe për disa vrasje me porosi.

Mirëpo dëshmia e tij nuk u mor e mirëqenë, ndaj Nikollës iu vendos përgjues, ku dhe rezultoi se diçka nuk shkonte me deklaratat e tij dhe se ai mund të ishte porositur nga të tjerë për të dhënë këto emra.

Pavarësisht kësaj situate aktualisht çështja ndaj Amarildo Nikollit vijon të mbahet në SPAK, pasi prokurorët e çështjes janë duke vlerësuar dëshminë e tij. I riu shkodran vijon të jetë një ndër dëshmitarët në horizont të SPAK.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *