Studenti ekselent dhe i diplomuar për mjekësi që vrau nënën e tij në Lezhë, jeta e Arsen Danit ndryshoi pasi…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën ditën e djeshme ku 62-vjeçari Arsen Dani ka vrarë me thikë nënën e vetë Gjylije Dani 88-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja”, rreth orës 14:30, ndërsa autori i krimit dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ndodhi në apartamentin ku jetonte vetëm e moshuara me të birin, ndërsa dy fëmijët e tjerë jetojnë në Tiranë.

Në lidhje me ngjarjen, gazetarja Brixhilda Deda ka dhënë detaje të reja, teksa tha se është konfirmuar nga deklaratat që autori ka bërë, se vuan nga problemet me shëndetin mendor.

Ajo tha se dikur Dani ka qenë student ekselent dhe është diplomuar për mjekësi, por më vonë, kanë nisur problemet psikologjike që janë rënduar me kalimin e viteve.

“Tashmë është vërtetuar edhe nga deklaratat që ai dha para hetuesve se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Është shfaqur shpesh i paqëndrueshëm, teksa kur u arrestua nuk ka bërë rezistencë, por ka thënë vetëm ‘Unë kam vrarë 2 mijë vetë dhe nuk më besuat, kur vrava nënën time, më besuat’.

Sa i përket jetë së tij, ai kishte mbaruar shkollën për mjekësi, shokët dhe kolegët thonë se kishte qenë ekselent. Ai kishte qenë shumë i shëndetshëm, nuk dihet se kur kanë nisur problemet me shëndetin mendor. Ka bërë dhe specializimin për mjekësi. Nuk dihet nëse e ka ushtruar profesionin e mjekut”, tha gazetarja.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *