Babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së arrestohen për “shtyrjen në vet*ëv*rasje” të 37-vjeçarit nga Lipjani

Dy persona janë arrestuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit nga Lipjani, B.S. Siç raporton Paparaci se të arrestuarit janë (babë e bir) Skender dhe Albion Tasholli nga Komuna e Lipjanit.

Skenderi është babai i asamblistes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, Albiona Tasholli. Emrat e tyre dyshohet se janë shkruar në një letër që ka lënë 37-vjeçari B.S, i cili dyshohet të ketë qenë viktimë e fajdeve dhe si pasojë e presionit nga të arrestuarit dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e konfirmoi sot se dy të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar per veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj për Paparacin.

Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast. B.S u gjet pa shenja jete në Çagllavicë të martën. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *