Mbyllet hetimi/ Vrau motrën e vet, Prokuroria e Tiranës zbut akuzën ndaj mësueses Marsela Pushani

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimin dhe lehtësoi akuzën për Marsela Pushanin, arsimtaren e dyshuar për vrasjen me thikë të motrës së saj, Amanda Pushani.

Në mbyllje të hetimit prokuroria vlerësoi se Pushani nuk duhet të akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjarë”, por për “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”.

Referuar Kodit Penal, nëse me akuzën e parë rrezikonte dënim nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm, me akuzën e re 41-vjeçarja rrezikon deri në 7 vjet burg.

Krimi brenda familjes ndodhi 2 shtatorin e vitit 2023 në banesën e familjes Pushani në zonën mes “Rrugës së Kavajës” e “Myslym Shyrit” në kryeqytet ku banonin dy motrat dhe nëna e tyre.

Fillimisht humbja e jetës së Amanda Pushanit u deklarua si vdekje natyrale nga familjarët, por pas shoqërimit në polici, Marsela Pushani, pranoi se motra e saj ishte qëlluar me thikë. Në deklarimet e dhëna gjatë hetimit, 41 vjeçarja e akuzuar rrëfeu se motra e saj e ndjerë ishte e varur nga alkooli.

Ditën e ngjarjes, Marsela Pushani i ka derdhur në lavaman një shishe alkooli së motrës, ç’ka ka ndezur një konfrontim fizik mes tyre. Sipas deklarimeve të të pandehurës, pasi janë shtyrë me duar, motra e saj e ka kërcënuar me një thikë buke, që në përpjekjen për t’ia hequr nga duart, i ka shkaktuar një plagë në bark.

Sipas prokurorisë, vdekja e Amanda Pushanit ka ardhur pas një konflikti të çastit mes motrave dhe se Marsela Pushani ka vepruar në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme pas një konflikti ku edhe ajo ka pasur dëmtime.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *