Sabri Fejzullahu është një nga bashkëshortët me romantik nga njerëzit e ekranit shqiptar. Ai i bën herë pas here dedikime speciale bashkëshortes së tij, Nerës.
E sidomos në ditën e lindjes së saj, nuk mund të mungonte urimi i ndjerë i tij.
“40 vjet bashkë e dashnija respekti dhe kujdesi nuk mu zbeh për ty kurr shpirti i jem. E lus Zotin që t’i festofsh edhe 100 ditëlindje dhe ta ruaj bukurin o shpirtëbardha e jona që ma zgjate jetën. Lum për mu e për ne që të kemi,” shkroi Sabriu krah fotos së tyre.
Urimet nuk kanë munguar as nga Ermali dhe miqtë e të afërmit e Nerës.