Si është të stërvitesh nën stresin e hetimit? Meta në botën tjetër fle si… 400 vjeçar: Ka nja 300 vjet që jam nën hetim

Nga ambientet e palestrës Ilir Meta nuk i është shmangur pyetje lidhur me jetën politike. I pyetur se si është të stërvitet nën stresin e raportimeve se ndodhet nën hetim nga drejtësia, Meta u shpreh se “ka 300 vjet që është nëpër hetime” dhe nuk përjeton “asnjë lloj stresi”.

Ai tha se stresi i vetëm që ka është në raport me detyrimet që ka ndaj njerëzve dhe largimi i shqiptarëve nga vendi.

Meta u pyet po ashtu nëse ka pasur një ballafaqim me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, për të cilin nuk i ka kursyer cilësimet në deklaratat e disa javëve më parë.

Ai theksoi se nuk ka pasur arsye për një ballafaqim me kreun e SPAK, por shtoi se “nëse ai merret me sport, boks apo mundje, garat sportive janë të mira për të gjithë”.

Si është të stërvitesh në stres, ndërkohë që flitet në media se zoti Meta është nën hetim nga SPAK?

Meta: Ka nja 300 vjet që jam nëpër hetime dhe nuk kam asnjë lloj stresi. Stresi im është në raport me njerëzit, të qëndroj ndaj detyrimeve që kam. Ky është i vetmi stres që kam. Stresi më i madh që kam është kur takoj një njeri dhe më thotë do iki nga Shqipëria.

A keni patur një ballafaqim me Dumanin pas deklaratave që keni bërë në media?

Meta: Unë u jam përgjigjur mediave dhe s’kam pasur arsye për ballafaqim. Nëse ai merret me sport, me boks, me mundje, patjetër këto garat sportive janë të mira për të gjithë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *