Halil Kastrati me rrëfim emocionues: Si prind me një fëmij autik, kam dhënë besën Zotit…

Drejtuesi i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka ardhur me një rrëfim emocionues, ndryshe të padëgjuar ndonjëherë rreth punë dhe jetës së tij. Kastrati na flet për momentin kur i lindi ideja të merrej me humanizëm dhe t’u dalë në ndihmë njerzve në nevojë.

A i i emocionuar tregon se, për çfarë i’u betua zotit, pas sfidave që po kalonte me djalin e tij i cili vuan nga çrregullime të spektrit të autizmit.

“Jeta ime thuajse si e gjithë shqiptarëve ka qenë, shkollën fillore dhe të mesmen këtu, pastaj në fakultet jashtë. Shumicën e kohës kam jetuar jashtë, njëherë si student pastaj si emigrant, një jetë si e çdo shqiptari me halle, derte dhe sfida të ndryshme”.

“Ne si shqiptarë jemi popull human, jemi rrit gjithmonë duke u ‘harrnu’ me njëri-tjetrin, nëse ka mungu edhe kripa në shtëpi ke dal e ke marr në komshi. Pastaj si emigrant, si refugjat në një shtet evropian aty kam pa një metodë të humanizmit pak më ndryshe dhe aty ka lind ideja. Pastaj si prind i sprovuar me një fëmij autik, kam dhënë besën zotit se do t’i hyj një pune humanitare për djalin edhe u bën tash 15 vite që merrem me këtë aktivitet”.

Kastrati na flet më gjerësisht, për një nga sukseset e tij të mëdha në punën që ai bën, siç është ndërtimi i ‘Shtëpisë së të moshuarve, Jetimat e Ballkanit’ në fshatin Gjinovc të Suharekës.

“Shtëpia e të Moshuarve, Jetimat e Ballkanit ku gjendemi ne tani, kapaciteti i saj është për 250 banorë por 70 banorë janë duke jetuar aktualisht. Katër vite janë bërë që është aktive me banorë edhe nuk është e vetmja e tillë. Ne një të tillë kemi hapur edhe në qytetin e Vushtrrisë, vetëm se është qëndrim ditor, pa fjetje, jorezidenciale por megjithatë i ka të gjitha kushtet. Është duke u ndërtuar edhe një në qytetin e Podujevës, tani para një jave kemi bërë nënshkrim memorandumi-bashkëpunimi me komunën e Gjilanit për ta ndërtuar një tjetër të tillë”.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *