Ndahet nga jeta ne moshe te re mësuesja shqiptare në Itali

Është shuar të shtunën e 4 majit, në moshën 42-vjeçare, mësuesja Klara Shestani, shumë aktive në famullinë e Poviglio, me bashkëshortin Paolo Capece por edhe në Qendrën e Misionarëve.

Ajo ishte mësuese e shkollës së mesme në Guastalla. Klara lë pas 3 fëmijë, një vajzë 5 vjeç dhe dy djem 15 dhe 17 vjeç. Sipas mediave italiane, të cilat i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë ngjarjes, Klara kishte mësuar për sëmundjen e saj para Pashkëve dhe nga 1 prilli, ajo ka qenë e detyruar të mungojë. “Ishte një person i matur, i jashtëzakonshëm për kompetencat dhe humanizmin”, e kanë kujtuar atë kolegët italianë.

Klara ishte një besimtare e devotshme dhe ka ndihmuar vazhdimisht famullinë e Poviglio në Itali. Ajo angazhohej edhe pas shkollës për t’i mësuar italisht të huajve.

“Ishte një pikë referimi e çmuar për Qendrën e Misionarëve. Ajo u mësonte elemente të gjuhës dhe kulturës shqiptare murgeshave dhe laikëve që do të udhëtonin për në vendin e saj të origjinës”, Kujton Andrea Bonati. “Edhe kohët e fundit, kishte mikpritur në shtëpinë e saj një murgeshë që po përgatitej të nisej”, shton don Alberto Nicelli.

Me origjinë nga Shkodra, Klara kishte studiuar letërsi në Universitetin e Gracit në Austri. Ajo kishte punuar edhe në shkolla të tjera, mes të cilave edhe atë në Gattatico.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *