Rubrika “Jeta ime” në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv iu kushtua Engjëllushe Zenelajt, pedagoges në Vlorë. Pedagogia foli për shqetësimin më të madh të viteve të fundit në Shqipëri, largimin e shqiptarëve, braktisjen e vendit, për të shkuar jashtë, në kërkim të asaj që nuk e gjejnë në Atdhe.
Zonja Zenelaj tregoi për gazetaren Xhunga se një nga arsyet se përse shqiptarët po e braktisin Shqipërinë, është mungesa e rrugëve në zonat rurale.
Pse e lidh pedagogia largimin e shqiptarëve me mungesën e rrugëve? Sepse transporti është pararendësi i zhvillimit thotë ajo dhe po nuk pati rrugë, ka mungesa për ngritje biznesi, sidomos në zonat rurale ku jetojnë shumë shqiptarë.