Juristi i njohur, Romeo Kara ka zbuluar detaje shumë të forta për pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai thotë se Meta ka transferuar para dhe blerë pasuri të patundshme jashtë vendit dhe një vend ku ka blerë prona është Londra. Sipas tij, Meta disponon vila në Masëell Hill dhe Bishop Avenue.
Nga ana tjetër, Romeo Kara thotë se SPAK duhet të hetojë dhe financimin e dyshimtë të shkollimit të fëmijëve të çiftit më të akuzuar për korrupsion. Juristi zbardh dhe një mesazh që i ka ardhur nga një biznesmen që ka patur kontakte me babain e Ilir Metës dikur. Para disa ditësh publikuam lajmin se çifti Meta-Kryemadhi kanë kaluar pasuri marramendëse te familjarë të tyre.
Babai Ilir Metës bleu vjet apartament në Gjirin e Lalzit me shifra qesharake. Biznesmeni që i ka shkruar Karës, thotë se kjo është e pamundur të ndodhë pasi deri vonë Xhepi i Likes shiste spinaq dhe presh me kile në tezga te Pazari i Ri. Po ashtu, Romoe Kara thotë se Meta ka menduar dhe plan për t’u arratisur.
-Zoti Kara, thuhet se SPAK po heton nëse Ilir Meta ka pasuri në Londër. Mendoni se do gjejnë prova korrupsioni? Çfarë pasurish fsheh Meta atje?
Perceptimi im dhe jo vetëm i imi është që, Meta ka transferuar para dhe blerë pasuri të patundshme jashtë vendit. Kjo është një dukuri ku nuk është i përfshirë vetëm ai, por edhe mjaft të huaj të korruptuar, sidomos nga Europa Lindore, që kanë blerë nëpërmjet kompanive offshore, vila miliona paund në Londër. Mendoj që organet tona investiguese, duhet të hetojnë atje, lidhur me financimin e shkollimit të fëmijëve të tij si dhe disa prona të patundshme në Masëell Hill dhe Bishop Avenue, te cilat janë shumë të përfolura për pronësinë e tyre.
-Nga ana tjetër çifti Meta-Kryemadhi kanë kaluar pasuri marramendëse te familjarë të tyre. Babai Ilir Metës bleu vjet apartament në Gjirin e Lalzit me shifra qesharake? Keni një koment?
Kur doli ky lajm ne media, një tregtar prej 30 vitesh në të njëjtin biznes me babanë e Metës më dërgoi këtë mesazh në messenger: “Mirmëngjës Romeo! 32 vjet Kam qe punoj me tregti fruta-perime me shumicë dhe deri vonë Xhepi i Likes shiste spinaq dhe presh me kile në tezga te Pazari i Ri. Nuk ka shans që ai të blejë vetë prona të tilla. “Përfundimin nxirreni vetë.
-Pse vazhdon t’ju sulmoje çdo natë Ilir Meta nëpër studio televizive?
Meta një gjë e ka të sigurt, që nuk arrin as ta mendoje e jo me ta realizojë: pazarin me mua dhe rrëzimin e fakteve dhe provave të ofruara nga unë në kallëzimin tim përkundër tij. Në pamundësi për të goditur kallëzimin, ai po me godet mua si kallëzues, duke tentuar një denigrim timin, me qëllim bërjen të pabesueshme në publik të kallëzimit tim. Kjo gjë shpreh shqetësimin e tij, frikën për një përballje reale me të kaluarën kriminale të tij dhe me dhënien e llogarisë përpara ligjit. Për shume vite ai ruajti një lloj qetësie në dukje, por tashmë ai më mire se kushdo e di që është shume e afërt koha e përballjes se tij me organet e drejtësisë. Ai po flet as me shume e as me pak, si një i pandehur, i cili e sheh te pashprese përballjen gjyqësore. Retorika e tij denigruese, është fakti me i plote qe flet për hallin e tij. Zakonisht kjo është një retorike qe i paraprin fundit te atij qe e konsumon.
-Mendoni se po përgatitet te arratiset dhe pse SPAK po vonon goditjen ndaj tij?
Jam i sigurte qe koka e tij tetëmbëdhjetëcepëshe, i ka menduar te gjitha variantet e mundshme, përderisa pranoi publikisht përpara pak ditësh se, ai edhe kur çakërdiset, çakërdiset i programuar, si ne rastin e sulmit fizik ndaj Topallit ne Parlament ne 2008. Tashme atij i është bere vrima e miut 500 groshe, prandaj nuk ka asnjë rruge tjetër përveçse të presë me klithma, mallkime, kërcënime e sharje fundin e tij, pa harruar gjithmonë pazarin politik, mjet të cilin ai e njeh me mirë së kushdo. Përse po vonon SPAK-u pyesni ju? Përgjigja ime është: Thjesht nuk ka gjetur guximin e duhur për ta hedhur këtë hap. Nëse SPAK-u nuk e arreston këtë kryekeqbërës te Shqipërisë, atëherë duhet të pranojmë dështimin e tij dhe t’i drejtohemi revolucionit si e vetmja zgjidhje përballë sundimin të së keqes 33 vjeçare. /Intervistoi: Rigels Seliman