Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet janë drejt fundit në aksin Orikum Dukat.
Teksa poston fotografi nga rruga e re, Rama ben me dije se ky aks do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në prag të hapjes së sezonit turistik në plazhet e jugut të vendit.
“Aksi Orikum-Dukat, ku punimet janë drejt përfundimit për këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore“, shkruan Rama.