Nënë Adilja, 74-vjeçarja që shet trëndafilat e bahçes: Gjunjët më dhëmbin, por pa punë s’rri dot

Përballë ka makina, që rendin për diku. Ndërsa ajo pret që hapat e kalimtarëve që parakalojnë, ngjiten, apo zbresin, të ndalin . Ç’ka nënë Adilja u ofron janë trëndafilat e saj…

“Trëndafilat janë në bahçen time, ua kam bërë shërbimin vet dhe i shes vetë”, thotë nënë Adilja.

Është 74-vjeç, moti këtë javë ‘i bën dredhi’ dhe gjunjët i dhëmbin, por puna siç thotë e bën të ndihet mirë. E fisnikëron njeriun.

“Epo nuk më rrihet mua, kam shumë vullnet edhe dëshirë që të punoj, s’rri dot pa punë, edhe pse më dhembin gjunjët, aq sa mezi eci”, shprehet më tej e moshuara.

Pensioni dhe mbështetja e fëmijëve i del për një jetesë të qetë, por punën e shikon si domosdoshmëri jo vetëm për ‘stomakun’, por edhe për shpirtin e mendjen e njeriut.

“Jam nënë e tetë fëmijëve edhe i kam të gjithë ‘për marshallah’ edhe më thonë ‘mos shko, mos dil se punojmë ne’. Por jo shpirt ti nënës, – i them, se unë jam me këmbë e dorë, derisa të kem këmbë e dorë do të puno,j pastaj e dini vetë ju”, rrëfen ajo.

Vjen nga Baldushku në metropol dhe deri në mbrëmje arrin që t’i shesë thuajse të gjithë trëndafilat.

“Jam mirënjohëse se më kanë respektuar dhe unë kam respekt për të gjithë. Më blejnë, të rinjtë po, por edhe të moshuarit”, tregon.

Një trëndafil i baçës së nënë Adiles, kushton sa një kafe, por siç thotë e moshuara, të bën shumë herë më të lumtur.

“Me gjithë shërbimin që i bëjmë ne, çmimi nuk është i arsyeshëm. Po unë jam 74-vjeç dhe i mbaj pak më lirë se të tjerët që t’i shes dhe të largohem”, shprehet.

Me ndërrimin e stinëve të tjera lule të freskëta të bahçes së saj, do të sjellë kësaj ane.

“Kam edhe lule të tjera po në fund të qershorit bëhen”, thotë.

Nënë Adilen e lëmë me trëndafilat e saj. Si një portret i bukur njerëzor, që buzëqesh këtij qoshku të Tiranës.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *