Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar. Për çfarë dosje është pyetur analisti me vilë në bregdet që u pagua nga oligarkët dhe inceneratorët?

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se kush futet, sa kohë qëndron dhe kur del nga dera e SPAK, madje edhe shprehitë emocionale të fytyrës; të zverdhur, të hutuar, të tronditur apo të qetë.

Në një video që ka siguruar Prapaskena shihet analisti Baton Haxhiu duke shkuar drejt derës së SPAK, tashmë dera më e famshme në Shqipëri.

Analisti është pritur dhe shoqëruar nga një oficer i BKH-së. Natyrisht nuk dihet çështja për të cilën është pyetur analisti Haxhiu dhe në çfarë cilësie është pyetur. Prapaskena ka zbuluar se Baton Haxhiu paguhej me 17 mijë euro në muaj nga një oliagark gjoja si agjent marketingu.

Prapaskena publikoi disa ditë më parë dokumente që konfirmonin se Baton Haxhiu kishte në pronësi një vilë në Qerret, të cilën e ka deklaruar 80 mijë euro.

Analisti është paguar edhe nga inceneratorët me 4400 euro në muaj përmes kompanisë së tij Albania Post.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *