“Qyteti perfekt nuk ekziston”, Veliaj: Tirana në ditët më të mira. Nuk kam asnjë pishman, do bëja sërish të njëjtat beteja

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira. Në një intervistë me gazetarin Sokol Balla për ‘Real Story’, nga Piramida, të cilën kryebashkiaku e konsideron një mini Mekë të Tiranës, Veliaj tha se qyteti perfekt nuk ekziston, por nëse e krahason me periudhën kur e mori dhe si ajo është sot, ndryshimi sipas tij është nata me ditën.

Për gazetarin Balla, Veliaj tha se nuk ka asnjë pishman për betejat e kryera për qytetin dhe nëse do rikthehej pas, do bënte të njëjtën gjë.

Pjesë nga intervista:

Në majë të Piramidës kisha 30 vjet pa ardhur, po më solli këtu Erion Veliaj, mirëmbrëma, mirësevini në Real Story. Jam këtu me kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Veliaj: Mirëseerdhe, shpresoj ka qenë pak më komode me shkallët dhe ashensorin, se sa në atë kohë kur grisnim xhinset.

Hera e fundit që kam ardhur në fakt, kam për të marrë vëllain tim kur theu këmbën që rrëshqiste këtu poshtë.

Veliaj: Nuk mund të them se është pa rrezik, sepse janë 100 e ca shkallë, por prapë është kthyer vendi më i instagramuar, një lloj mini Meke e Tiranës, sepse nuk vjen vizitor në Tiranë pa e prekur atë kutinë e Piramidës si një vend që ka shumë histori dhe si një vend që është transformuar, jo vetëm nga jashtë dhe për nga arkitektura por edhe nga brenda ajo që quhet përmbajtja, ku Bashkia paguan sot që çdo fëmijë i Tiranës, rreth 1600 fëmijë në muaj ta kenë bursën falas për të mësuar punët e të ardhmes, që janë punët teknologjike.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *