Kjo është gruaja e cila vdiq në vend pasi ra nga rreth 20 metra lartësi/Ngushëllime!

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon “zipline” nga ku po rrëshqiste në parkun Bitto në veri të Italisë. Ghizlane Moutahir 41-vjeçe ka humbur jetën pasi ra prej një lartësi 20 meta pranë liqenit Como, në Itali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve bëhet me dije se 41-vjeçarja, Ghizlane Moutahir, ishte në fund në fund të zbritjes së saj të shpejtë rreth 1.5 km të gjatë, por dëshmitarët thanë se nisi të shfaqte probleme dhe me pas ra nga rripat që e mbanin. Gjithashtu grupe mjekësh nxituan për ti dhënë ndihmën e parë në vendngjarje por ishte e pamundur ta shpëtonin, ndërsa prokuroria tha se ka hapur hetime.

Dy mbesat e Moutahir, të cilat sapo kishin mbaruar zbritjen e tyre në të njëjtën linjë, po filmonin tezen që rrëshqiste me rreth 100 km në orë. Po ashtu qindra njerëz ishin dje në parkun “Fly Emotion”, i hapur në vitin 2011 që është një nga atraksionet kryesore turistike të zonës.

Rrëshqitja varur në kavon “zipline” është një nga atraksionet më të frekuentuara në luginën që përfshin Albaredo, San Marco e Bema. Moutahir po udhëtonte në seksionin mes Albaredo e Bema, dhe thuajse kishte ardhur në pikën e mbërritjes ku pësoi rënien fatale, thanë mediat.

“Hetimet zbuluan se Moutahir kishte ndaluar pak para mbërritjes në fundin e ‘zipline’, kur nisi të lëvizte dhe këmbët i kishin dalë jashtë. Kjo bëri që ajo të humbiste ekuilibrin dhe të binte nga pajisja që e mbante, duke humbur jetën në vend. Gjithashtu është e mundur që ajo të ketë pasur një episod paniku apo ndonjë gjendje të papritur mjekësore, dhe ne po presim rezultatet e autopsisë”, tha policia.

Moutahir ishte me origjinë marokene dhe jetonte në qytezën fqinje Sant’Angelo Lodigiano. Ajo kishte ardhur me familjarët në park ndërsa bashkëshorti i saj Michele kishte ardhur me urgjencë kur mësoi për aksidentin.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *