Biznesmeni Arben Avduli vodhi paratë e Postës Shqiptare me Laert Durajn, u ankua se nuk i dha tenderin Fatos Tushe

Biznesmeni Arben Avduli është pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit Avduli shpk. Përmes kësaj kompanie ka marrë miliona euro tendera publikë.

Në 9 tetor 2020, Laert Duraj, në atë kohë drejtor i Postës Shqiptare, i jep kompanisë së Avdulit tenderin për rikonstruksionin e zyrave postare të filialeve Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Si procedurë zgjidhet negocimi pa njoftim, që do të thotë me pazar në tavolinë, edhe pse vlera e tenderit është mbi kufirin e parashikuar nga ligji për këto lloji procedurash.

Oferta fituese është fiks sa fondi limit: 6 699 766,00 lekë.

Edhe pse i paracaktuar, kompania fituese duhet të plotësojë kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor.Kontralli i Lartë i Shtetit, në një raport auditimi të veprimtarisë së Postës Shqiptare, ka konstatuar se kompania Avduli nuk i plotësonte kriteret e vendosura.

Jo vetëm kaq. Por, pasi ka fituar tenderin dhe ka lidhur kontratën, Arben Avduli ka vjedhur edhe paratë e tenderit, përmes situacioneve false për punime të pakryera, ndërsa mbikqyrja e punimeve është kryer në konflikt interesi.Arben Avduli doli në përgjimet e SPAK, ku ankohej tek zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës se e kishin skualifikuar pa të drejtë nga një tender, i cili çoi në burg ish kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe.

Avduli futet në tendera me oferta të ulëta, duke mashtruar më pas me zbatimin e kontratave.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *