Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe

Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka thënë se Kosova ka politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe.

Por sipas tij, nuk mund t’iu verifikohet ajo pasuri pasi të njëjtit mund ta kenë jashtë vendit.

“Kemi politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe, ka plot nga to që nuk kemi mund me e verifiku kemi dorëzuar në prokurori, ajo e ka mbyll rastin. Mund të mos jenë në Kosovë dhe ne nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime jashtë vendit. Vitin paraprak jemi njoftuar nga një OJQ që një politikan i ka pas 5 milionë euro në një bankë të Zvicrës dhe kjo është marrë vesh vetëm pas rrjedhjes së të dhënave nga banka”- tha ai gjatë intervistës në #KallxoPërnime më 04.05.2024.

Buleshkaj thekson se zyrtarët publikë të cilët nuk e deklarojnë pasurinë në shumicën e rasteve arsyetohen se ‘kanë harruar’.

Buleshkaj thotë se si Agjenci për Parandalimin e Korrupsionit nuk iu besojnë arsyetimeve të tilla. Por kur rastet përcillen në Prokurori, këto arsyetime merren për bazë ka thënë Buleshkaj.

“Shumicën e rasteve në qoftë se zyrtarët publik kanë thënë që kanë harru, për neve nuk kanë qenë të mjaftueshme si arsyetime. Ka raste kur prokuroria iu ka besu atyre që kanë thënë kemi harru. Ka plot raste kur neve nuk është na u mbush mendja me një arsyetim të tillë” – tha ai.

Related Posts

“Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C”

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë se do të ketë mjegull edhe në ditët në vijim. Ai përmes një postimi në Facebook, ai…

“Kërkohet arrestimi”/ Heqja e imunitetit të Ballukut, reagon URGJENT Rama: E turpshme…

Pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryemininistres Belinda Balluku, ka ardhur dhe reagimi nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë, shkruan se ende pa u tharë…

RESPEKTE! Historiania Elena Kocaqi, i mbyll gojen “greku-t” Panajot Barkën (VIDEO)

Në emisionin e Artur Zheji, historiania shqiptare Elena Kocaqi, i dha leksione historie shqiptarit të greqezuar Panajot Barkës. “Unë e kam thënë që Greqia nuk ka popullsi…

Grushte dhe shqelma, dy boksierët shqiptarë RRAHIN LIVE personazhin “Fire” të TikTok-ut

Sherret për shkak të ofendimeve në rrjetin social TikTok po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Situata e fundit ka përfshirë dy boksierët e njohur shqiptar, vëllezërit…

‘Më tradhëtuan dhe më…’ Bes Kallaku trondit rrjetin me rrëfimin e tij! Nxjerrë të pathënat e…

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Grida Dumës. Prej një kohe të gjatë, Kallaku nuk ka qenë pjesë e…

Ishte dënuar në Shqipëri me 8 vjet burg për mashtrim financiar/ ARRESTOHET ish-ministri që kërkohej nga Interpoli

Policia ka ndërhyrë sërish në protestën e Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë. Në protestën e organizuar para Kryeministrisë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, dhe aktivistët e kësaj force politike…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *