Ilir Meta drejt burgut për aferën CEZ-DIA, Nasip Naço rrëfen çfarë dëshmoi në SPAK

Deputeti dhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Nasip Naço ka folur mbi dëshminë e dhënë prej tij në SPAK sa i përket çështjes CEZ-DIA.

Ai vuri në dukje edhe njëherë që miratimi i ligjit bëri që t’i kurseheshin kompanisë afro 50 milionë dollarë, dhe solli për pasojë shkarkimin e drejtuesve të CEZ-it dhe anulimin e kontratës së Ismailajt.

“Kur dola nga SPAK thashë që sot është që skeptikët dhe ziliqarët të hedhin baltë dhe të qëllojnë me gurë, sepse perceptimi që vajti dikush në SPAK…

Për shkak që pozicioneve që kam mbajtur më është kërkuar që të jepja deklarime si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA. Nuk e fsheha si fakt.

Kam deklaruar ato që unë kam ditur si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe kam thënë që në çdo rast s’kam folur me heshtje por me letra dhe kam lënë gjurmë me letra. Atë që e thashë dhe e them publikisht, ka qenë iniciativa ime për ndryshimin e ligjit për energjinë dhe tarifat e energjisë, që të jetë titull ekzekutiv.

Që pas miratimit të këtij ligji që s’e kisha të lehtë të miratohej në atë kohë, pasi për të kaluar një pr.ligj duhej bindur qeveria dhe 71 deputetë në Parlament. CEZ ishte një kompani me detyrime 80 milionë euro për KESH-in dhe OST-në.

CEZ kërkoi të merrte para në tavolinë, por s’pranuam, i kemi thënë që do shkojmë në gjykatë. Diferenca ishte 50 milionë dollarë, që miratimi i këtij ligji bëri që ne t’i kursenim kësaj kompanie, dhe pas miratimit të ligjit drejtuesit e CEZ-it u shkarkuan nga bordi dhe iu anulua kontrata z.Ismailajt.

Kaq kam thënë atje brenda, kaq po them edhe publikisht”, tha ai në emisionin “Fact Check”.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *