VIDEO/ Në njërën dorë kryqin, gruaja djeg Kuranin në mes të Malmos një javë para nisjes së Eurovizionit

Një grua dogji një kopje të Kuranit në qytetin suedez të Malmos, një javë para fillimit të Eurovizionit.

Një video që tregon një grua duke mbajtur një kryq në njërën dorë dhe në tjetrën kishte librin e shenjtë të myslimanëve duke u djegur është transmetuar drejtpërdrejt në TikTok.

Gjatë incidentit jo shumë larg dy sallave ku do të mbahet festivali evropian i muzikës është djegur edhe flamuri palestinez, shkruajnë mediat. Kujtojmë se edhe javën e kaluar, po e njëjta grua, gati në të njëjtën mënyrë ka vepruar në zonën Skarholmen në periferi të kryeqytetit suedez, Stokholm.

Rreth 300 qyetatarë dhe dhjetëra oficerë policie ishin në vendngjarje përpara djegies së Kuranit.

Djegia e Kuranit në Danimarkë dhe Suedi vitin e kaluar shkaktoi reagime të zemëruara dhe nganjëherë protesta të dhunshme në vendet me shumicë myslimane, por në Suedi akti bie nën ligjin për lirinë e fjalës dhe është i ligjshëm.

Duke filluar nga nesër, një javë me koncerte dhe festa të shumta do të mbahet në këtë qytet jugor, duke kulmuar në finalen e madhe të Eurovizionit më 11 maj. Mbi 100 mijë njerëz pritet të vizitojnë Malmon gjatë javës së Eurovizionit.

Related Posts

‘Më tradhëtuan dhe më…’ Bes Kallaku trondit rrjetin me rrëfimin e tij! Nxjerrë të pathënat e…

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Grida Dumës. Prej një kohe të gjatë, Kallaku nuk ka qenë pjesë e…

Ishte dënuar në Shqipëri me 8 vjet burg për mashtrim financiar/ ARRESTOHET ish-ministri që kërkohej nga Interpoli

Policia ka ndërhyrë sërish në protestën e Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë. Në protestën e organizuar para Kryeministrisë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, dhe aktivistët e kësaj force politike…

Myslim Murrizi “shpërthen” keq: O Sali Berisha, boll talle trapin me demokratët

Nga Myslim Murrizi: “Ooo Doktor! Boll talle trapin me demokratët se firmat ja keni dhene Endri Shabanit se do mbeshteste nje sorosian tjeter per Bashkinë e Tiranes….

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari greke Andonis Remos ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku ka kërkuar falje…

“Ka surpriza!”/ Meteorologu: Çfarë pritet të ndodhë me motin në dhjetor…

Meteorologu Hakil Osmani parashikon që kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Osmani bën me dije se moti gjatë dhjetorit do të…

Modelja shqiptare: Nuk mund të martohem me një varfanjak, ai duhet të fitojë më shumë lekë se unë

Renée Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani, ka qenë e ftuar në Top Channel, ku ka bërë disa deklarata që si shpeshherë të thëna nga ajo kanë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *