Pas vendimit të Gjykatës “arrest me burg”, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici transferohet në paraburgimin e Durrësit.
Gjici tashmë deri në një vendim tjetër do të izolohet në paraburgim aty ku ndodhen edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish ministri Lefter Koka dhe ish deputeti Alqi Bllako, raporton Fax News.
Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me nje grua. Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës.
Prokuroria kreu një sërë verifikimesh për rastin, duke ngritur në përfundim akuzat e korrupsionit për të dy të hetuarit.