Reagon biznesmeni pas paragjykimeve në diferencën e moshës me Diola Dostin

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku është pyetur rreth marrëdhënies dhe ka rrëfyer për ndjenjën, takimin e parë me Erolldin dhe planet e tyre të deritanishme.

Por të njëjtën gjë ka bërë edhe Erolldi në “Studio A”.

Ai tregoi se është bërë edhe takimi mes dy familjeve, edhe pse në mënyrë krejt të rastësishme dhe duket se gjithçka është në rrugën e duhur. Gjithashtu, atij iu soll në vëmendje edhe reagimi i publikut për diferencën në moshë të çiftit, ku jo të gjitha komentet kanë qenë pozitive por pati një përgjigje edhe për këtë.

“Unë mendoj që nuk kemi diferencë të madhe në moshë. Unë mendoj që me Diolën jemi tamam.

Diola ka një përvojë jetësore pas vetes, ka një karrierë, po njësoj edhe unë.

E dimë çfarë duam.

Nëse karakteri ynë gjykohet vetëm nga sa vjeç është ajo dhe sa vjeç jam unë, le të vazhdojnë njerëzit.

Nuk e di ç’do kishte ndodhur po të kishte qenë ajo 47 vjeçe, prapë do kishte qenë njësoj.

Te Diola është një e mirë që Diola është një person i cili e mban fëmijën e vet vetë, pa mua, mua s’më ka pasur deri para tre muajsh edhe është njeri që ka të ardhurat e veta, pronat e veta, nuk ka pasur nevojë për mua që të vij unë për ndonjë arsye tjetër”– ka thënë biznesmeni.

Ndër të tjera, sipërmarrësi tha se plane për martesë nuk ka pasi është ende herët por çifti ka përcaktuar një ‘marrëveshje’ mes tyre.

‘Ne kemi një marrëveshje bashkë, kemi thënë që bashkë do kalojmë bukur, nëse është ajo ‘forever’ për gjithë jetën, është në rregull.

Nëse është një muaj, edhe atë një muaj do kënaqemi. I kemi premtuar njëri-tjetrit që derisa të jemi bashkë do jemi mirë dhe kur bëhet tepër, më thuaj.’- tha ai

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *