Lëvizja para burgut / Monika kërkon të marrë në pyetje Dumanin duke përdorur mandatin si deputete

Tetë deputetë të opozitës kanë kërkuar një dëgjesë me kreun e SPAK, Altin Dumani, pas deklaratave të tij, se eksponentë të lartë të policisë së shtetit janë të korruptuar.

Deputetët kërkojnë që kjo dëgjesë të bëhet në Komisionin Parlamentarë të Sigurisë Kombëtare. Në mesin e deputetëve që kanë kërkuar dëgjesën me kreun e Prokurorisë është dhe Monika Kryemadhi.

Në kërkesë thuhet se “gjatë raportimit të tij, kreu i SPAK ngriti shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë e niveleve të larta të policisë, të cilët sipas kreut të SPAK rezultojnë të kenë bashkëpunuar me krimin e organizuar”.

Bazuar në këtë deklarim të kreut të SPAK Altin Dumani gjatë raportimit disa javë më parë në KLP, deputetët e rithemelimit kërkojnë të dinë më shumë prej tij duke propozuar në dëgjesë në komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Kërkesa do të shqyrtohet në këtë komision gjatë ditës së sotme, dhe më pas do të merret vendimi nëse Dumani do të thirret apo jo në Komision.

Kreu i SPAK ka qenë në mesin e një vorbulle akuzash, që i janë ngritur nga krerët më të lartë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *