“Vendosini në çdo kat fotot e Erisa Xhixhos, nuk pranoj mendim ndryshe”. Kërkesa e Metës për ndryshimet në selinë e PL-së

Meta tha se do të rikthejnë historinë e do vendosin foto të mitingjeve e betejave të PL. Përpos disa figurave, Meta kërkoi që në seli të vendosen edhe fotot e Erisa Xhixhos në çdo kat.

Në këtë pikë ai nuk pranon mendim ndryshe, duke thënë se e do si një model për të gjithë të rinjtë.

“Përveç një organizimi të jashtëzakonshëm dhe të hekurt që tashmë ka filluar dhe do vazhdojë me votimin e sotëm, na duhet të rikthejmë edhe emocionin dhe historinë në selinë tonë qendrore.

Kemi pasur foto e atyre mitingjeve të bukura, atu ka vetëm mure të bardha si ato mapot e kohës së Enverit. Edhe me 20-vjetorin e rastit të Partisë së Lirisë. Aty nga kati i parë deri te kati i fundi i presidentit do jetë histori. Historia do fillojë që në hyrje me fotografinë e të paharruarës e motrës së Margarita dhe Kristaq Tutulanit, Afërdita Tutulani, një nga themelueset e kësaj force politike.

Me fotografinë e Zija Hysit një intelektual i shquar dhe paharruar, një nga nxitës kryesor të mi për të krijuar këtë forcë politike. Fotografia e tretë, këtu nuk pranoj mendim ndryshe, foto e tretë do jetë e Erisa Xhixhos. Pse do jetë e Erisa Xhixhos se ka qenë 17 vjeç kur ka themeluar LSI, në çdo kat do jetë një nga ato vitet apo momentet kur Erisa ka qenë në krye të sakrificave të LSI e deri atje lart kur është zgjedhur zv.presidente.

E dua si një model për të gjithë të rinjtë. Pa djersitje nuk ka arritje. Edhe më vjen keq se kemi mbështetur dhe u kemi dhënë mundësi të rinjve të tjerë shumë më tepër se i kemi dhënë Erisës, por ajo kurrë nuk u demotivua.

Është kthyer në një model dhe problemi ynë është se akoma kryetare të LRI dinë Erisa Xhixhon, shumë shpejt do kemi konventë dy herë më të madhe vetëm me të rinjtë e të rejat.

Na duhet kjo frymë e hapjes, përfshirjes, e meritokracisë brenda nesh, nuk dua të zgjatem më shumë, dua t’iu siguroj që një punë e re me themele të reja ka nisur dhe shpejtësia vetëm do shtohet”,tha Meta.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *