Një adoleshente tipike, Diola Dosti thotë se po përjeton ëndrrën me biznesmenin 50 e kusur vjeç

Nutricionistja Diola Dosti ka nisur një romancë me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu. Të dy nisën njohjen e tyre në muajin shkurt, por më shumë detaje ka dhënë në emisionin e sotëm në emisionin “Rudina”. Në fjalën e saj, në intervistën më të fundit, Diola e përshkruan historinë e re të dashurisë si një surprizë të paparashikuar. Madje komentoi dhe pushimet që kaluan së bashku në Bali. Të gjithë rrëfimin e saj, ajo e mbyll me fjalinë: Kam zgjedhur që të ndjek zemrën!

PJESË NGA INTERVISTA:

Diola Dosti: Pushimet ishin shumë të bukura dhe ne, le të themi, e kemi gjetur paqen dhe qetësinë me njëri-tjetrin dhe besoj që kjo edhe reflektohet. Ndonjëherë duket që ne bëjmë plane dhe Zoti qesh me ne, kështu që nuk i dihet asnjëherë, gjithçka e paparashikueshme, e paplanifikuar por ndoshta është më bukur kur gjërat ndodhin kështu, kur të surprizon vetë Zoti.

Njohja e tyre ka ndodhur në koncertin e Vesa Lumës ku krejt rastësisht karriget e tyre ishin pranë dhe duket se kjo afroi edhe zemrat.

Diola Dosti: Ka qenë një ftesë e Vesës që më bëri për koncertin e saj. Unë me thënë të drejtën, atë ditë isha me dy mendje dhe madje u thashë vajzave që mami nuk do të vonohet sot, edhe pse koncerti ishte në darkë, nuk do të vonohem sepse po shkoj t’i bëj qejfin Vesës sepse nuk isha në gjendje shumë të mirë për të dalë. Kur shkova, aty pashë që ishte i shoqëruar me Isida Mollaymerin dhe ndërkohë më thotë për t’u ulur, i kishim karriget afër me njëri-tjetrin dhe aty ka filluar komunikimi i parë, ka qenë pikërisht në shkurt. Duket sikur çdo gjë erdhi krejtësisht natyrshëm, ishte një kimi, e ke parasysh ato gjërat e bukura që nuk gjen fjalë për t’i përshkruar, kam emocione tani. Jemi takuar të nesërmen sepse ai qëndroi një natë në Tiranë, “mund të hamë mëngjesin bashkë?” Po i them, dakord në rregull dhe numrat deri aty nuk i kemi shkëmbyer. Në atë koncertin e radhës që mbahej në Gjakovë për 17 Shkurtin dhe aty më duket që ishte ajo shkëndija më e fortë. Ishte madje një moment shumë i bukur që askush nuk po kërcente dhe u çuam vetëm ne të dy dhe më thotë që “shiko tek ai ekrani aty na kanë kapur vetëm neve” dhe unë shikoja vetëm Erolldin dhe s’më interesonte, shikoja vetëm ‘blur’ pjesën tjetër, nuk shikoja asnjë lloj gjëje. Aty e kuptova, thashë Diola, po ndodh një gjë e madhe dhe thjesht e kam lënë veten se unë gjithmonë në këto raste kam qenë shumë e tërhequr, kam menduar në forma të ndryshme, por për herë të parë vendosa të ndjek zemrën.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *