Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp e ka pranuar se ka takuar Alma.K vajzën e videoskandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, i cili u filmua nga vetë kjo vajzë duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.
“Janë tre variante. Variant parë, korrupsion erotik. Variant i dytë: Ia bënë njëri tjetrit, grindje e brendshme mes PS-së por unë nuk kam fakte.
Almën duan ta paraqesin si kryesore dhe Safetin viktimë. Duket se pasi ka ndodhur historia lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin. Gjoba flitet gjer në 500 mijë euro për të mos dhënë filmin. Ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti nga burgu kërkon paratë. Kanë gjetur si mënyrë që këtë ta ka gjetur Saliu se kanë hall që të mos i kthejnë borxhin.
Alma ka ardhur tek unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili mund ta bëjë. Unë vetë nuk bëj publike. Po të deshe bëje vetë. Nuk merr njeri porosi nga unë këtë thuaje apo jo. Është e vërtetë që ka ardhur. Nuk është praktikë e imja e luftës politike.”, tha Berisha./K.C/dritare.net