Mbrëmjen e djeshme u luajt gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionevemes Bayernit dhe Real Madrid, e mbyllur me rezultatin 2-2.
Gjatë zhvillimit të takimit, kamera për një çast kapi një tifoze, të veshur me flamurin kuq e zi në shkallët e stadiumit “Allianz Arena”.
Tashmë është zbuluar identiteti i kësaj bukurosheje që mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Emri i saj është Azra, një vajzë e lindur në Maqedoni me origjinë shqiptare, që kishte vazhduar studimet në Gjermani. Ajo shfaqet në krah të të fejuarit të saj në mbështetje të Real Madrid.