Në datën 22 qershor, ditën e enjte në Delvinë ka ndodhur një ngjarje kriminale raporton CNA. 5 persona kanë sulmuar drejtorin e Delvina Gas, duke e goditur me levë dhe duke i shkaktuar plagë shumë të rënda. Prej tri ditësh, ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe ka marrë 7 qepje në kokë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur me prapavijë për influencë brenda kompanisë.
Sipas burimeve, mësohet se disa persona e kanë nisur me indicie sherrin duke provokuar me makinë dhe më pas janë mbledhur dhe e kanë qëlluar me levë.
Në sherr është përfshirë edhe Endër Meleqi, nipi i nënkryetares së bashkisë dhe Angjelo Imeri shoku i tyre dhe persona të tjerë, ndër ta hoxha Bledi Ali dhe djali i tij Enis Ali dhe Miri Bajrami.
Sipa burimeve zyrtare në zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale dyshohet se është përfshirë vetë kreu i AMP (Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore) Ardi Veliu.
Pasi kanë kanë kryer aktin kriminal, agresorët janë dorëzuar në polici dhe janë lënë të lirë me ndërhyrjen e Ardi Veliut.
Bledi Ali duke menduar që është person me influencë dhe si bëjnë gjë ka marrë përsipër sulmin me levë, ndërsa mësohet se krimin e ka kryer Miri Bajrami.
Personi ndodhet në gjendje të rëndë në spital, i goditur i masakruar nga pesë persona. Personat që kanë kryer këtë krim janë ende të lirë dhe çdokush mund të jetë nesër viktima e këtij grupi.